Kurset përgatitore të maturës në UBT
Regjistrimi i Maturantëve për Programin Përgatitor të Maturës 2022

Qendra e Karrierës në UBT, ka lansuar Programin Përgatitor të Maturës, i cili dhe këtë vit organizohet në të gjithë territorin e Kosovës, dhe synon t`i përfshijë mbi 10,000 maturantë, projekt ky më i madhi i këtij lloji, i organizuar me qëllim që të ndihmojë maturantët e shkollave të mesme të përfitojnë nga trajnimet e ofruara për të arritur rezultate sa më të larta në testin e maturës.

Në këtë fazë përfitues të këtyre shërbimeve do të jenë maturantët e të gjitha shkollave të mesme në Kosovë, në disa qendra të UBT-së, të cilët do të vijojnë programin përgatitor në lëndet: Gjuhë shqipe, Matermatikë, Gjuhë Angleze, si dhe një lëndë zgjedhore të cilën e zgjedhni ju: Biologji, Fizikë, Kimi, TiK, Ekonomi, Mjekësi, Ed.qytetare, etj.  

Ndaj, me qëllim që të kemi një mbarëvajtje sa më të mirë, luteni të ftoni shokët tuaj të shkollës dhe të regjistroheni duke plotësuar linkun në vijim. https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLSfA4f6AtDV0lDYmuD2hYAlJLDSetgqhIB4nnjcuFOv6eUcnyg/viewform

Qendra e Karrierës në UBT, fton të gjithë maturantët të cilët kanë nevojë për këshillim dhe orientim profesional ta vizitojnë UBT-në.

Suksese!


Sign in to Google to save your progress. Learn more
Next
Clear form
Never submit passwords through Google Forms.
This form was created inside of UBT - Higher Education Institution. Report Abuse