NËNTEMATIKA 5: RAJONET GJEOGRAFIKE TË SHQIPËRISË
MËSIMI 3: VEÇORITË NATYRORE KRYESORE TË RAJONIT PERËNDIMOR
NDËRTIMI GJEOLOGJIK
Ky rajon është një ultësirë sedimentare.Në fillim të kuaternarit u zhvilluan procese rrudhosëse dhe shkëputëse. Si rrjedhojë u formuan struktura antiklinale(kodrat e Durrësit,Kavajës,Divjakës,etj) dhe struktura klinale(lugina e Tiranës,Myzeqesë,etj). Ky rajon dallohet për lëkundje të fuqishme tektonike. Në pjesën veriore është përfshirë nga lëvizje ngritëse; në pjesën jugore është përfshirë nga lëvizje ulëse. Rajoni dallohet për mbizotërim të shkëmbinjve terrigjenë dhe lëndëve djegëse,si nafta dhe gazi natyror.
RELIEVI,HIDROGRAFIA
Në Rajonin Perëndimor mbizotërojnë kodrat dhe fushat. Fushat janë aluvionale,të formuara nga depozitimet e lumenjve. Përbëhen nga toka ranore dhe argjilore të papërshkueshme. Dallojmë laguna,si:e Nartës,Katavastasë,Patokut dhe këneta. Kodrat kanë lartësi 200-250m. Në lindje shtrihen rajonet kodrinore të Kërrabës,Dumre-Darsisë dhe Mallakastrës;në brendësi vargje kodrinore të veçanta.
Klima është e ngrohtë,pasi ndikojnë masat ajrore të ngrohta nga pjesa perëndimore. Masat ajrore kontinentale pengohen nga malet në pjesën lindore. Klima bëhet më e ngrohtë nga veriu në jug. Temperatura mesatare vjetore është 15-16°C. Dallojmë prani të erërave lindore+veriore. Sasia e rreshjeve është e shumtë.
HIDROGRAFIA,TOKAT
Ky rajon ka rezerva të mëdha ujore dhe përshkohet nga lumenjtë më të mëdhenj të vendit. Në rajon ndodhen liqenet e Shkodrës,e Dumresë dhe laguna bregdetare. Tokat më të përhapura janë ato të hirta kafe,me horizont humusi 60 cm. Tokat aluvionale formohen nga aluvionet e lumenjve. Tokat kënetore përftohen nga tharja e kënetave dhe kanë %të lartë humusi; tokat e kripurura janë përftuar nga tharja e luginave,kënetave.
BIMËSIA NATYRORE DHE BOTA SHTAZORE
Bimësia përfaqësohet nga shkurret mesdhetare,si makia. Në kodra gjendet bima e dushkut dhe pyje halore. Bimësia natyrore është zëvendësuar nga bimësia e kultivuar. Në Divjakë gjendet pylli i pishës me kate. Bota shtazore është e varfër. Specie të rralla janë: derri i egër,lepuri,çakalli,baldosa. Nga shpendët dallojmë thëllëzën,fazanin,shkurtën,dhe pelikanin kaçurrel.