1 of 3

NËNTEMATIKA 5: RAJONET GJEOGRAFIKE TË SHQIPËRISË

MËSIMI 15: RAJONI JUGLINDOR. POZITA GJEOGRAFIKE DHE KUSHTET NATYRORE

2 of 3

POZITA GJEOGRAFIKE E RAJONIT JUGLINDOR

Ky rajon shtrihet në juglindje të Republikës së Shqipërisë. Në veri kufizohet me rrjedhën e mesme të Shkumbinit,në jug shkon deri në Malësinë e Melesinit( Leskovik). Pozita gjeografike ka rëndësi ekonomike,politike,strategjike sepse përmes rrugëve automobilistike,hekurudhore dhe pikave strategjike,lidhet me rajonet e tjera. Pozita gjeoekonomike ka të bëjë me projektet ndërkombëtare që kalojnë në rajonin Juglindor,si gazsjellësi TAP.

KUSHTET NATYRORE TË RAJONIT JUGLINDOR

Ndërtimi gjeologjik është i ndërlikuar. Përbëhet nga shkëmbinj sedimentarë,gëlqerorë dhe magmatikë,të cilët janë pak të përhapur. Ky ndërtim gjeologjik lidhet me pasuri të shumta minerale: hekur-nikel,krom,bakër,etj. Shkëmbinjtë kanë ndikuar dhe në formimin e relievit strukturor(horste dhe grabene).

3 of 3

Relievi është formuar nën ndikimin e forcave të brendshme dhe të jashtme. Dallojmë reliev karstik në pjesën lindore; reliev akullnajor me pllaja e liqene akullnajore në malësi dhe reliev denudues,abraziv liqenor në verilindje.

Klima është mesdhetare paramalore,malore,me karakter kontinental. Vera është e freskët dhe dimri i ashpër. Faktorët që ndikojnë te klima janë: lartësia mbi nivelin e detit,prania e liqeneve dhe erërat kontinentale(murrlani). Rajoni dallohet për amplituda të mëdha temperaturash.

Hidrografia përbëhet nga ujëra sipërfaqësorë: lumenj si Osumi,Devolli dhe liqene si Ohri,Prespa e Madhe dhe e Vogël. Po ashtu gjenden liqene akullnajore dhe ujëra nëntokësore arteziane

Tokat janë kryesisht të kafenjta livadhore,por gjenden dhe toka të murrme pyjore e aluvionale. Bimësia dallohet për pyjet e dushkut,ahut,halorëve e kullotave alpine. �Në këtë rajon gjendet Parku Kombëtar i Prespës dhe i Bredhit të Drenovës�