NËNTEMATIKA 3: TIPARET E PËRGJITHSHME NATYRORE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË
MËSIMI 2: NDËRTIMI GJEOLOGJIK I SHQIPËRISË
1. POZICIONI GJEOLOGJIK DHE STRUKTURA E ALBANIDEVE
•Strukturat gjeologjike të truallit shqiptar quhen ALBANIDE. Ato bëjnë pjesë në brezin e rrudhosir alpin.�•Mbi bazën e evolucionit tektonik,trevat shqiptare ndahen në 2 njësi: njësia e brendshme me shkëmbinj magmatikë dhe njësia e jashtme me shkëmbinj sedimetarë�•Në trevat lindore dhe qendrore janë formuar horste dhe grabene si grabeni i Drinit të Zi,Tropojës,Ohrit,Prespës dhe horstet e Korabit,Malit të Thatë
2. STRUKTURA E ZONAVE TEKTONIKE TË BRENDSHME
ZONA E KORABIT: e ka marrë emrin nga mali i Korabit. Shtrihet në verilindje të vendit. Shkëmbinjtë e kësaj zone janë të shkatërruar e të metamorfizuar,gjë që nxit eriozionin.�ZONA E GASHIT: ndodhet në 2 skajet veriore të vendit,në zonën e Gashit dhe Mirditës. Shkëmbinjtë përbërës janë ata të paleozoikut.�ZONA E MIRDITËS: zona kryesore e njësisë së brendshme tektonike. Zë sipërfaqe të madhe,nga Tropoja në Leksovik. Shkëmbinjtë kryesorë janë ata karbonatikë të mesozoit dhe magmatikë.
3. STRUKTURA E ZONAVE TEKTONIKE TË JASHTME
ZONA E ALPEVE: bën pjesë në Albanidet Veriore. Përbëhet nga shkëmbinj karbonikë të mesozoikut. Ka formën e një pllake gëlqerore të trashë�ZONA E KRASTË-CUKALIT�ZONA E SAZANIT:përfshin ishullin e Sazanit e gadishullin e Karaburunit. Ndërtohet nga shkëmbinj gëlqerorë dhe dolomite�ZONA JONIKE: zona më e madhe e Albanideve të jashtme. Zë pjesën P dhe JP të vendit. Përbëhet nga karbonikë dhe dolomite�ZONA E KRUJËS: shtrihet nga Bregu i Bunës deri në Leskovik. Përbëhet nga shkëmbinj karbonatikë
4. EVOLUCIONI GJEOLOGJIK I TRUALLIT TË SHQIPËRISË
Territori i Shqipërisë është formuar përgjatë miliona viteve. Në këtë periudhë kohe kanë ndodhur lëvizje rrudhosëse/diferencuese/shkëputëse e veprimtari vullkanike. Kështu janë formuar shkëmbinj të llojeve të ndryshme dhe relievi ka ndryshuar vazhdimisht. Evolucioni gjeologjik i vendit tonë ka kaluar në 3 cikle kryesore: CIKLI PALEOZOIK,MESOZOIK DHR KENOZOIK.
5. LARMIA DHE REZERVAT E PASURIVE NËNTOKËSORE
Shkëmbinjtë e shumëllojshëm përmbajnë pasuri të larmishme nëntokësore. Këto pasuri grupohen në: lëndë djegëse minerale,minerale metalore dhe minerale jometalore.�LËNDË DJEGËSE MINERALE: nafta,gazi natyror,qymyrguri. �MINERALE METALORE:kromi,bakri,hekuri,nikeli�MINERALE JOMETALORE: squfur,kuarc,fosforite,materiale ndërtimi,mermere,gipse,argjilë,gurë gëlqerorë