NËNTEMATIKA 5: RAJONET GJEOGRAFIKE TË SHQIPËRISË
MËSIMI 16: PJESËT PËRBËRËSE TË RAJONIT JUGLINDOR
RAJONI JUGLINDOR NDAHET NË TRI PJESË KRYESORE,SIPAS TIPOLOGJISË SË RELIEVIT:
1.Fushëgropa dhe gropa
2.Vargje malore perëndimore e lindore
3.Luginat e Shkumbinit të Sipërm dhe Devollit të Sipërm
1.GROPAT DHE FUSHËGROPAT
Fushëgropa e Korçës rrethohet nga male të larta e të thepisura. Ka sipërfaqe 300km² dhe ndodhet 850m mbi nivelin e detit. Kjo fushëgropë ka origjinë tektonike. Ka klimë kontinentale,me amplituda të mëdha të temperaturave. Faktorët që kanë ndikuar në klimë janë lartësia mbi nivelin e detit,largësia nga deti, rrethimi nga malet e larta dhe erërat e forta. Fushëgropa e Korçës përbëhet nga ujëra nëntokësote arteziane dhe lumenjtë Devolli,Dunavec. Bimësia përbëhet nga bimë barishtore e dru të lartë.
Fushëgropa e Bilishtit ndodhet në lindje të fushëgropës së Korçës dhe përshkohet nga lugina e Devollit të sipërm. Është 10 km e gjatë,me kushte të njëjta si fushëgropa e Korçës. Fushëgropa e Përrenjasit përbëhet nga 3 fusha:Domosdovë,Katjel,Rajcë dhe ndodhet 600m mbi nivelin e detit. Kjo fushëgropë shtrihet midis malit të Shebenikut në veri dhe malit të Mokrës në jug.
Gropa e Pogradecit shtrihet në veri të fushëgropës së Korçës dhe ka origjinë tektonike. Ndodhet 700m mbi nivelin e detit dhe ka reliev të larmishëm. Ka klimë të paqëndrueshme,me amplituda të mëdha të temperaturave. Faktorët që ndikojnë në klimë janë prania e liqenit të Ohrit që e zbut klimën dhe eta e murrlanit që ul temperaturat.
Gropa e Prespës shtrihet në juglindje të liqenit të Ohrit. Ndodhet 835m mbi nivelin e detit dhe përbëhet nga shkëmbinj gëlqerorë,terrigjenë. Klima dallohet për verë të freskët dhe dimër të ftohtë. Hidrografia është e varfër me ujëra sipërfaqësorë.
Gropa e Kolonjës ndodhet në jug të fushëgropës së Korçës,me lartësi 1000m mbi nivelin e detit. Shtrihet nga pragu i Qatarrit në lindje deri në malësinë e Kolonjës në jugperëndim.Ka klimë të freskët dhe hidrografia përfaqësohet nga Osumi i Sipërm.
1. VARGJET MALORE PERËNDIMORE DHE LINDORE
Vargu lindor fillon me malin e Shebenikut(2373m) dhe pas ndërprerjes me gropën e Ohrit vazhdon me Malin e Thatë e Qafën e Zvezdës. Në jug të maleve të Moravës gjendet mali i Gramozit(2523m). Vargu perëndimor fillon me malin e Polisit,të Gurit të Zi,Valamarës dhe vazhdon me malësinë e Oparit,të Voskopojës,Vithkuqit. Përfundon në malësinë e Kolonjës.
LUGINAT E SHKUMBINIT TË SIPËRM DHE DEVOLLIT TË SIPËRM
Lugina e Shkumbinit të Sipërm shtrihet midis malit të Shebenikut në lindje dhe vargut Polis-Valamarë në perëndim. Ka reliev të thyer dhe rezerva të mëdha të hekur-nikelit. Lugina e Devollit të Sipërm shtrihet në lindje të maleve të Moravës. Në veri të saj ndodhet fusha dhe qyteti i Bilishtit