1 of 4

NËNTEMATIKA 5: RAJONET GJEOGRAFIKE TË SHQIPËRISË

MËSIMI 17: POPULLSIA E RAJONIT JUGLINDOR

2 of 4

NËNÇËSHTJET QË DO TË TRAJTOHEN NË KËTË TEMË MËSIMORE:

1.POPULLIMI I HERSHËM I RAJONIT JUGLINDOR

2.ECURIA E POPULLSISË DHE SHPËRNDARJA GJEOGRAFIKE

3.PASOJAT E ZHVILLIMEVE DEMOGRAFIKE

4.STRUKTURAT E POPULLSISË SIPAS VENDBANIMEVE

3 of 4

1.POPULLIMI I HERSHËM I RAJONIT JUGLINDOR

Rajoni juglindor ofron kushte të përshtatshme për të jetuar dhe punuar. Ky rajon është populluar që në parahistori,e më pas në antikitet për shkak të pjellorisë së tokës,burimeve natyrore e ujore. Zbulimet arkeologjike në shpellën në Maliq e Lin dëshmojnë këtë popullim të hershëm.

2.ECURIA E POPULLSISË DHE SHPËRNDARJA GJEOGRAFIKE

Në periudhën 1945-1990 numri i popullsisë dhe dendësia pësuan rritje,për shkak të disa faktorëve: shtimit të lartë natyror,ndalimit të emigracionit,zhvillimit ekonomik. Pas viteve 1990 ra numri i popullsisë dhe u zvogëlua dendësia e popullsisë,për shkak të ndikimit të disa faktorëve: rënirs së shtimit natyror,migrimit të jashtëm e të brendshëm dhe lëvizjes së lirë të njerëzve.

4 of 4

3.PASOJAT E ZHVILLIMEVE DEMOGRAFIKE

Ndryshon struktura moshore,gjinore dhe e vendbanimeve në rajon. Përballemi me shpopullim total i zonave rurale dhe braktisjen e tokave të punueshme,vendbanimeve. Shtohet popullsia e moshës së tretë. Shpërndarja e popullsisë ndryshon për shkak të kushteve natyrore e zhvillimit ekonomik. Dendësia e popullsisë është 67banorë/km². Zonat më të populluara janë Korça,Pogradeci dhe më pak i populluari është Kolonja.

4.STRUKTURAT E POPULLSISË SIPAS VENDBANIMEVE

57% e popullsisë jeton në fshat,43% në qytet. Përqindjen më të lartë të popullsisë qytetare e ka Korça,ndërsa më të ultën Librazhdi dhe Devolli.