1 of 8

NËNTEMATIKA 2: EUROPA,RAJONI,SHQIPËRIA DHE TREVAT E TJERA SHQIPTARE

MËSIMI 10: TREVAT SHQIPTARE NË RAJONIN E BALLKANIT (VAZHDIM)

2 of 8

TREVAT SHQIPTARE NË GREQI

•Trevat shqiptare në Greqi shtrihen në skajin më jugor të hapësirës së banuar nga shqiptarët�•Përbëhen nga dy rajone kryesore: Çamëria dhe territoret në jug të Gramozit(Kosturi,Konica,Follorina,Grebeneja)

3 of 8

KRAHINA E ÇAMËRISË: POZITA GJEOGRAFIKE DHE KUSHTET NATYRORE

Çamëria shtrihet përgjatë bregdetit të Jonit,nga liqeni i Butrintit dhe lumi Pavlla në veri, deri në gjirin e Prevezës në jug�•Në këto kufinj shtrihen rrethet e Filatit,Gumenicës,Pargës,Prevezës,etj

4 of 8

RELIEVI: kryesisht kodrinor-malor,me pamjen e një amfiteatri gjigand. Relievi zbret shkallë-shkallë nga lindja në perëndim. Në lindje kemi reliev malor,ku maja më e lartë është Tomarrosi��KLIMA: subtropikale mesdhetare��HIDROGRAFIA: lumenjtë kryesorë janë Kalama,i Artës,Lluri,etj��TOKAT: kryesisht të hirta-kafe,të kafenjta,të murrme,të murrme pyjore dhe livadhore-malore ��BIMËSIA: shkurre dhe pyje mesdhetare

5 of 8

POPULLSIA DHE EKONOMIA -ÇAMËRI

Banorët e Çamërisë janë pasardhës të epirotëve. Është dëshmuar vazhdimësia iliro-arbërore deri në ditët e sotme.��Pas aneksimit të Çamërisë nga Greqia, u ndërpre zhvillimi ekonomik. Ekonomia bujqësore dhe zejtaria në shek. XX pësuan rënie. Sot Çamëria është një rajon tipik bujqësor i prapambetur. Dega tradicionale e ekonomisë është bujqësia,pas saj blegtoria. Industria ka mbetur në nivelin e punishteve artizanale. Sektori i tretë i ekonomisë ka kushte tejet të favorshme për zhvillim.

6 of 8

TREVAT SHQIPTARE NË MAL TË ZI

•Kanë sipërfaqe 2000km²

�•POZITA GJEOGRAFIKE periferike nuk ofron mundësi të kënaqshme për lidhje/komunikim me vende të tjera

�•Këto krahina janë të pazhvilluara dhe përballem me dukurinë e emigrimit�•RELIEVI është kryesisht malor

�•KLIMA në bredget,në fushën e Ulqinit dhe liqenin e Shkodrës është mesdhetare detare. Në brendësi dhe lartësitë mbi 800m,klima është mesdhetare malore

�•HIDROGRAFIA: liqeni i Shkodrës dhe lumenj malorë

7 of 8

ULQINI

PLAVA E GUCIA

8 of 8

POPULLSIA DHE EKONOMIA

Popullsia shqiptare në Mal të Zi jeton në 5 komuna dhe në qytetet e Ulqinit,Tivarit,Podgoricës,Plavës,Gucisë,etj. Në 2015 shqiptarët zinin 5% të popullsisë në Malin e Zi. ��Degët kryesore të ekonomisë janë bujqësia,vreshtaria,turizmi,pylltaria,zejtaria.