1 of 4

MËSIMI 6

TEMA: INDUSTRIA,SEKTORI I DYTË I EKONOMISË

2 of 4

1. KARAKTERISTIKA TË PËRGJITHSHME TË INDUSTRISË NË SHQIPËRI

Industria është një nga degët kryesore të ekonomisë,që merret me nxjerrjen dhe përpunimin e pasurive natyrore të nëntokës,të lëndëve të para bujqësore dhe prodhim mallrash e energjie. Industria ndahet në 2 grupe degësh: industri e lehtë dhe e rëndë. Industria e lehtë përfshin shërbimet dhe mallrat që përdoren nga popullsia. Vendin kryesor e zënë degët e përpunimit të produkteve bujqësore. Industria e rëndë përfshin produkte të destinuara për konsum prodhues(naftë,automjete).

Në 1912,gjendeshin vetëm 33 ndërmarrje të vogla prodhimi. Deri në 1945,industria kishte karakter artizanal. Gjatë kësaj periudhe,rëndësi kishte zhvillimi i industrisë së rëndë. Deri në vitet '80,industria mbështetej në burimet financiare të bujqësisë dhe industrisë së nxjerres së mineraleve. Në fund të viteve '80 industria u fut në krizë dhe falimentoi. U kryen reforma rrënjësore,me synim fuqizimin e industrisë dhe kalimin e saj në sistemin e ekonomisë së tregut. Prodhimi industrial erdhi duke u rritur.

3 of 4

2.SHPËRNDARJA GJEOGRAFIKE E DEGËVE KRYESORE TË INDUSTRISË

Industria e energjitikës mbështetet në shfrytëzimin e burimeve kryesore të energjisë,si:nafta,gazi natyror,qymyret,energjia e erës,etj. Rajonet kryesore janë: rajoni Patos-Marinzë;rajoni i Mallakastrës;rajoni i Shushicës në Vlorë dhe rrjedha e poshtme e Devollit. Rezervat dhe nxjerrja e naftës,gazit është përqendruar në Ultësirën Perëndimore. Vendburimet e qymyrit janë përqendruar në 3 rajone: Rajoni Juglindor;Rajoni Qendror dhe Rajoni Jugor. Sot pothuajse gjithë minierat e qymyrit janë mbyllur. Rezervat e shumta ujore kanë mundësuar zhvillimin e hidroenergjitikës. Janë ndërtuar dhjetëra hidrocentrale dhe disa termocentale.

Industria e nxjerrjes së mineraleve deri në 1990 ka pësuar zhvillim të shpejtë. Rajonet kryesore të nxjerrjes së kromit janë: Bulqiza,Kukësi,Tropoja,etj. Nxjerrja e bakrit është përqendruar në zonën Mirditë-Pukë,Kukës,Korcë,etj. Minerali i hekur-nikelit gjendet në Pogradec dhe Librazhd. Pas 1990,prodhimi i ind.minerale ra dhe burimet e saj mbetën të pashfrytëzuara.

Degët kryesore të industrisë janë: industria e energjitikës,industria e nxjerrjes së mineraleve,industria përpunuese joushqimore dhe ajo ushqimore agropërpunuese.

4 of 4

Industria përpunuese joushqimore deri në 1990 përfaqësohej nga ndërmarrje të mëdha shtetërore,si Kombinati Metalurgjik në Elbasan,Kombinati i Autotraktorëve në Tiranë,etj. Me kalimin në ekonominë e tregut,kjo degë pësoi rënie dhe shumë objekte industriale u mbyllën. Pas 1990 mori zhvillim industria e materialieve të ndërtimit(ind.e prodhimit të çimentos/tullave/tjegullave,etj). Sot janë riaktivizuar disa degë të industrisë metalurgjike,mekanike,kimike

Industria ushqimore agropërpunuese është dega më e rëndësishme e industrisë. Kjo degë prodhon produkte ushqimore,duke përpunuar lëndët e para bujqësore dhe blegtorale. Mbizotërojnë ndërmarrjet e vogla dhe të mesme. Kjo degë e industrisë është e përqendruar në Ultësirën Perëndimore dhe Fushën e Korçës.�