NËNTEMATIKA 5: RAJONET GJEOGRAFIKE TË SHQIPËRISË
MËSIMI 23: TRASHËGIMIA NATYRORE DHE KULTURORE E RAJONIT JUGOR
TRASHËGIMIA NATYRORE DHE KULTURORE E RAJONIT JUGOR
Parku Kombëtar i Llogarasë ndodhet 40km në juglindje të Vlorës. Mbart vlera të mëdha natyrore e historike. Pisha Flamur është një monument i rrallë i natyrës. Ky park dallohet për biodiversitet të lartë dhe mundësi për zhvillimin e sporteve ajrore,ekoturizmit.
Parku Kombëtar Mali i Tomorrit përmendet për florën,faunën e pasur dhe larminë e monumenteve natyrore e kulturore,si: Shpella e Kapinovës,Qafa e Kulmakut,cirqet akullnajore të Tomorit.�
Parku Kombëtar Bredhi i Hotovës-Dangëlli ndodhet në Frashër të Përmetit. Konsiderohet një relikt i pasurisë bimore,ku ende gjenden disa lloje panash,shkoza e zezë dhe dëllinja e kuqe. Bota shtazore shtazore është e pasur,me përfaqësues kaprollin. Përbëhet nga monumente natyrore si ujërat termale të Bënjës,pylli i Rapushës.
Parku Kombëtar detar Karaburun-Sazan është i vetmi i këtij lloji në Shqipëri. Shtrihet afër gjirit të Vlorës dhe ka sipërfaqe afro 2km².
Ndër monumentet natyrore listojmë:�Shpella dhe gjiri i Gramës�Shpella e Haxhi Alisë�Barriera koralore e Grykës së Djallit�Falëza e Sazanit�
TRASHËGIMIA KULTURORE E RAJONIT JUGOR
Parku Kombëtar Arkeoligjik i Butrintit,një kombinim i mrekullueshëm i arkeologjisë e natyrës ka sipërfaqe 15 ha. Gjendet në juglindje të gadishullit të Ksamilit. Monumentet arkeologjike të zbuluara në të i përkasin periudhave helenistike,romake,veneciane,osmane. Butrinti ndahet në 10 zona arkeologjike: Kalaja e Ali Pashë Tepelenës,Xara,Shën Dëllia,etj.�
Gjirokastra u shpall qytet-muze në 1961 dhe u përfshi në trashëgiminë botërore më 2005. Ky qytet mbart vlera të mëdha arkitekturore,banesa,kështjella e xhami të vendosura në shpat të pjerrët. Pazari i vjetër i Gjirokastrës ishte qendra ekonomike ku ishte përqendruar zejtaria dhe shitja e mallrave.