1 of 5

NËNTEMATIKA 5: RAJONET GJEOGRAFIKE TË SHQIPËRISË

MËSIMI 14: TRASHËGIMIA NATYRORE DHE KULTURORE E RAJONIT VERIOR DHE VERILINDOR

2 of 5

2.NËNÇËSHTJET QË DO TË TRAJTOHEN NË KËTË TEMË MËSIMORE:

1.MONUMENTET E TRASHËGIMISË NATYRORE

2.TRASHËGIMIA KULTURORE DHE RËNDËSIA E SAJ

3 of 5

1.MONUMENTET E TRASHËGIMISË NATYRORE

Rezervatet strikte natyrore kanë vlera të mëdha shkencore,ku bën pjesë lugina e Gashit. Ky rezervat i përket rrethit të Tropojës e ka forma interesante të relievit,si cirqe,kreshta,lugina akullnajore. Dallohet për ujëra të shumta e biodiversitet të pasur,pothuajse të paprekur nga veprimtaria e njeriu

Parku Kombëtar i Thethit dallohet për vlera të larta të biodiversitetit. Gjenden pyje ahu e pishe,livadhe alpine,bredha; po ashtu liqene akullnajore e lumenj malorë. Parku është i pasur me gjitarë të mbrojtur e bimë endemike. Ky park shërben si faktor për zhvillimin e turizmit,sidomos atij alpin e kulturor.Në Parkun Kombëtar të Thethit strehohen pasuri të shumta natyrore: shpella e Thethit,burimet e Shtarzës dhe Okolit,liqeni i Jezercës,etj.

Parku Kombëtar i Valbonës ka sipërfaqe 8000 ha dhe përbëhet nga shumë monumente natyrore: Shpella e Dragobisë,qafa e Valbonës,ujëvara e Rragamit,etj.

Parku Kombëtar i Zall Gjoçajt ka sipërfaqe të vogël(140ha) por vlera të mëdha biodiversiteti. Gjenden një mori gjallesash e habitatesh.

4 of 5

Parku Kombëtar i Lurës shtrihet në malësinë e Lurës dhe ka sipërfaqe 1300ha. Ka territor të thyet e sipërfaqe të madhe pyjesh. (Pishë e zezë,e bardhë,ahu). Në këtë zonë gjenden 12 liqene akullnajore. Ky park ka vlera të mëdha botanike dhe ekologjike,reliev të larmishëm e drurë shekullorë.

Parku Kombëtar i Qafshtamës gjenden 25 km në verilindje të Krujës e ka sipefaqe 2000ha. Zona dallohet për vlera natyrore e burime me veti kururese,si Kroi i Nënës Mbretëreshë.

Parku Kombëtar i Malit të Dajtit gjendet në lindje të Tiranës,me sipëfaqe afërsisht 30.000 ha. Ekosistemi i këtij parku përmban biodiversitet të larmishëm. Në këtë park gjendet Tarraca detare e Dajtit,Shkalla e Tujanit,Shpella e Pëllumbave,etj. Parku ka infrastrukturë moderne,teleferikun që mundëson ngjitje komode.

5 of 5

2.TRASHËGIMIA KULTURORE DHE RËNDËSIA E SAJ

Rajoni Verior e Verilindor ka trashëgimi kulturore të pasur,që dëshmojnë për popullimin e lashtë e zhvillimin ekonomik,kulturor,social. Në trashëgiminë kulturore përfshihen monumente të shumta arkeologjike,arkitekturore,historike,etnografike. �Monumentet arkeologjike janë të periudhave të ndryshme(Antikitet-Mesjetë). Mund të përmendim kalanë e Dalmaces në Pukë,kalanë antike të Rubikut,kalanë e Skënderbeut në Mat,etj. �Kategoria e monumenteve historike,ku përfshihen kulla e banesa të fortifikuara guri. �Objekte kulti,si Kisha e Shën Dhimitrit,Kisha e Manastirit të Rubikut,etj.