NËNTEMATIKA 5: RAJONET GJEOGRAFIKE TË SHQIPËRISË
MËSIMI 8: TRASHËGIMIA NATYRORE DHE KULTURORE E RAJONIT PERËNDIMOR
TRASHËGIMIA NATYRORE NË RAJONIN PERËNDIMOR
Me trashëgimi natyrore kuptojmë tërësinë e vlerave të mjedisit fizik dhe jetësor,të trashëguar brez pas brezi. Rajoni Perëndimor përfshin 6 kategori të zonave të mbrojtura,si Laguna e Karavastasë,me sipërfaqe 4200 ha,e cila ka koloninë më të madhe të pelikanëve e bimëve hidrofile. Gjenden Parqe Kombëtare,si Parku i Dajtit dhe i Divjakës,me biodiversitet të larmishëm. Disa monumente natyrore në këtë rajon janë:ishulli i Pelikanit,Llixhat e Elbasanit,Shpella e Zezë në Tiranë. Peizazhe të mbrojtura janë: Mali me Gropa-Bizë-Martanesh,Vjosë-Nartë dhe zona Bunë-Velipojë-Baks Rrjoll.�
TRASHËGIMIA KULTURORE NË RAJONIN PERËNDIMOR
Trashëgimia kulturore lidhet me vlerat materiale dhe shpirtërore,të krijuara ndër shekuj nga shoqëria njerëzore. Me të lidhet identiteti kombëtar. Trashëgimia kulturore e Rajonit Perëndimor përfshin monumente arkeogjike,arkitekturore,artistike,historike,fetare,etnografike dhe mjedisore.�
Si monumente arkeologjike mund të përmendim:�•Shkodra,me Kalanë e Rozafës,Xhaminë e Plumbit,qytezën e Gajtanit,etj�•Lezha me kalanë dhe kishën e Shën Kollit(memoriali i Skënderbeut)�•Albanopoli,qytet ilir dhe qendër e fisit të albanëve�•Apolonia,qytet antik�•Bylisi,qytet antik pranë Mallakastrës�•Durrësi,me kështjellën,amfiteatrin dhe mozaikun "Bukuroshja e Durrësit"
Si monumente historike mund të përmendim: Monumenti i Pavarësisë në Vlorë,Muzeu i Pavarësisë në Vlorë,Muzeu Kombëtar në Krujë,kalaja e Beratit,Kodikët e Beratit,etj.�Si monumente mjedisore përmendim: qyteti muze i Beratit�Te monumentet arkitekturore përfshihen: teatrot,amfiteatri,pazaret,kullat,urat,ejt�
Trashëgimia natyrore dhe kulturore përbën një mundësi të madhe për zhvillimim e turizmit kulturor dhe burim të ardhurash të qendrueshme. Ky rajon tërheq gjithnjë e më shumë turistë vendas dhe të huaj