NËNTEMATIKA 5: RAJONET GJEOGRAFIKE TË SHQIPËRISË
MËSIMI 5: LËVIZJET E SHUMTA TË POPULLSISË DREJT RAJONIT PERËNDIMOR DHE URBANIZIMI
HISTORIK I SHKURTËR I URBANIZIMIT NË SHQIPËRI
Urbanizimi është procesi i pandërprerë i rritjes së popullsisë urbane dhe zgjerimit hapësinor të qyteteve. Në Shqipëri jeta urbane është zhvilluar që në antikitet. Në vitet 1945-90,urbanizimi kontrollohej nga shteti. U krijuan qytete të reja,qytete industriale e bujqësore. Rritja e madhe e popullsisë urbane ka ndodhur në vitet 1950-69. Në vitet 1970-90,rritja e popullsisë urbane u kufizua.
Pas viteve 1990,popullsia migroi drejt Rajonit Perëndimor. Popullsia urbane u rrit dhe ndodhi zgjerimi hapësinor i qyteteve kryesore. Tirana ka rreth 30%të popullsisë urbane të vendit. Ka disa faktorë që kanë nxitur lëvizjet e popullsisë drejt Rajonit Perëndimor: 1. Lëvizja e lirë e njerëzve/2. Kushtet e vështira të jetës në zonat malore/ 3. Mungesa e vendeve të punës. Këto faktorë kanë sjellë ndryshime demografike dhe sociale.Mbizotëron mosha e re,si rezultat i shtimit të lartë natyror. Rajoni me shkallën më të lartë të urbanizimit është Tirana-Durrësi. Urbanizimi ka kaluar në 2 faza: Faza e parë ka të bëjë me lëvizje spontane nga fshati drejt qytetit apo nga qytetet e vogla drejt qyteteve të mëdha. Faza e dytë është periudha e hartimit të politikave urbane.
PASOJAT E MBIPOPULLIMIT TË RAJONIT PERËNDIMOR
Strukturat e popullsisë kanë pësuar ndryshime,kryesisht struktura sociale. Në bazë të raportit të popullsisë me ekonominë ndodh procesi i shtresëzimit social,sipas pronës/nivelit arsimor/nivelit profesional,etj. Në rajonin Perëndimor kemi nr më të madh të shkollave,universiteteve dhe një nr të lartë popullsie që ndjek arsimin e mesëm dhe të lartë. Popullsia është punësuar kryesisht në sektorin e shërbimeve,por edhe në sektorin e bujqësisë apo industrisë. Papunësia është një problem aktual. Niveli i jetesës ka pësuar rritje.