1 of 20

�NGRITJA E KAPACITETEVE NË �MEDIAT AUDIOVIZIVE PËR PËRDORIMIN �E INTELIGJENCËS ARTIFICIALE (AI) �NË PAJTIM ME STANDARDE ETIKE �DHE PROFESIONALE TË GAZETARISË

Tiranë 2024

2 of 20

Përkufizimi i AI

  • “Inteligjenca artificiale është një koleksion idesh, teknologjish dhe teknikash që lidhen me kapacitetin e një sistemi kompjuterik për të kryer detyra që normalisht kërkojnë inteligjencë njerëzore”
  • “Inteligjenca Artificiale është makinë që përpunon të dhënat dhe informacionin në një mënyrë që i ngjan sjelljes inteligjente. Këto lloj makinash janë të afta të bëjnë disa detyra si për shembull arsyetimin, mësimin, përceptimin dhe në vijim i përdorin të gjitha këto atribute për të parashikuar”.
  • ÇFARë KA PAS SKENëS:

  • Inteligjenca artificiale mjegullon disi kufijtë midis njerëzve dhe teknologjisë
  • A ka shpikur në fakt njeriu një tjetër gjë që e konkurron njeriun drejtpërsëdrejti në funksionet e tij të pazëvendësueshme
  • Deri në çfarë mase njerëzit janë kaq unikë. A jemi unikë nëse makinat apo kompjuterët mund të bëjnë punën tonë?

3 of 20

Nga numri te simboli

Historia

  • Termi AI u krijua në 1955 nga profesori John McCarthy, i cili e përkufizoi atë thjesht si shkencë dhe inxhinieri për të bërë makina inteligjente.
  • Ada Lovelace ishte programuesja e parë që në vitin 1837. Lovelace ishte e bija e poetit të shquar britanik Lord Bayron, mjaft i njohur për shqiptarët përmes poemës së tij Cajld Harold: Një makinë mund të manipulonte jo vetëm numrat për të dhënë një rezultat aritmetik, por edhe simbole, në përputhje me disa rregulla. Veprimet simbolike mund të sjellin një produkt algjebrik; një kompjuter mund të llogarisë jo vetëm 2 + 3, por mund të llogarisë diçka shumë më komplekse, si a2 – b2 = (a – b) (a + b); numrat mund të përfaqësojnë entitete të tjera përveç sasisë.
  • ChatGPT, i ndërtuar në GPT-3.5 (OpenAI, 2022), është konsideruar një nga modelet më të sofistikuara që gjendet në internet dhe përdoret gjerësisht në të gjithë botën.
  • 5 ditënga nisja në nëntor 2022, ChatGPT arriti në 1 milion përdorues, duke tejkaluar shpejtësinë e rritjes së platformave të mediave sociale. Në Janar 2023, u vlerësua të kishte 100 milionë llogari

‘Pjesët’ e AI

  • Një algoritëm është në thelb një seri udhëzimesh hap pas hapi që i jepen një makine për të kryer detyra specifike. Pra, algoritmet marrin inpute dhe më pas ata ndjekin hapat e përcaktuar dhe prodhojnë outputet e pritura.
  • Sisteme të AI (Gen AI) gjenerojnë tekst, imazhe, video, madje edhe kode ose përmbajtje të tjera me cilësi të lartë
  • Truri i trurit të Ai është “machine learning”, i cili grumbullon një grup teknikash që u mundëson makinave të mësojnë automatikisht, bazuar tek modele dhe deduksione që ato nxjerrin nga të dhënat që përpunojnë. (Si e dallon qenin nga macja?)
  • Narroë AI është një klasifikim i nivelit të AI, për një gjë të veçantë, p.sh., njohja e fjalëve ose e fytyrave.

4 of 20

Problemet/Kritikët

  • Aprovuesit/ Asnjanësit
  • ka treguar efektivitetin e vet në kontekste të shumta duke përfshirë, por pa u kufizuar në, përkthimin, shkrimin e eseve, duke iu përgjigjur pyetjeve në stilin e ekspertëve, gjenerimin e kodeve kompjuterikë, lojërave, këngëve dhe krijuesve të tjerë me tekst, ndihmë kërkimore dhe madje edhe kalimin me rezultate të mira në provimet e mjekësisë dhe ligjit.
  • Yuval Noah Harari thotë se shfaqja e AI është një sfidë për njerëzimin.“AI ka fituar disa aftësi të jashtëzakonshme për të manipuluar dhe gjeneruar gjuhën, qoftë me fjalë, tinguj apo imazhe. Ai ka hakuar në këtë mënyrë sistemin operativ të qytetërimit tonë”; “Dhe rregulli i parë që do të sugjeroja është që të bëhet e detyrueshme që AI të theksojë se është një AI. Nëse unë jam duke biseduar me dikë dhe nuk mund të them nëse është një njeri apo një AI, ky është fundi i demokracisë”.

Mundësia që produkti i siguruar përmes AI të përmbajë njëanshmëri, përmbajtje të dëmshme, gabime, halucinacione (lajthitje) ose dezinformata.

Rreziqet që paraqet për punën, arsimin, kërkimin shkencor dhe demokracinë, si dhe ndikimin e mundshëm negativ në diversitetin kulturor dhe ndërveprimet ndërkulturore

Paraqet rreziqe po aq të mëdha për të drejtat e njeriut, duke rritur mundësitë për përqendrimin e pasurisë dhe pushtetit.

Për të AI është njëfarë mode teknologjike e cila mund të përfundojë shpejt.

Frika për modelin e biznesit të pastabilizuar. AI është njëfarë mode teknologjike e cila mund të përfundojë shpejt

5 of 20

AI, një mjet me ‘mallra të vjedhura’. Ndikimi i dyanshëm media-AI

  • AI përdor përmbajtje të gatshme për të rikrijuar përmbajtjen e kërkuar
  • PADITë 2023-2024/ The Neë York Times, Chicago Tribune dhe Neë York Daily Neës.
  • Qendra për Raportimin Hulumtues redaksia më e vjetër jofitimprurëse në SHBA, paditi OpenAI: shkelje të dyshuar të të drejtave të autorit.
  • Ndërsa më herët një grup autorësh të shquar amerikanë, duke përfshirë Jonathan Franzen, John Grisham, George R.R. Martin dhe Jodi Picoult, paditën OpenAI vitin e kaluar, duke pretenduar shkelje të të drejtave të autorit në përdorimin e punës së tyre për të trajnuar ChatGPT.
  • Qasja në përmbajtje me cilësi të lartë të krijuar nga reporterët, çfarë është edhe një portretizim relativisht i saktë dhe në kohë i realitetit, si gazetaria, është një kontribut i rëndësishëm për modelet e mësimit të ‘Machine Learning’.
  • ANA TJETëR/ Kompanitë e mëdha të AI kanë nënshkruar apo po negociojnë për marrëveshje me mediat si The ëall Street Journal, Marketëatch, Barron's, Neë York Post dhe botime të tjera. Financial Times bëri marrëveshjen në shkurt 2024, revista People dhe Investopedia, me Associated Press, Axel Springer dhe Le Monde. Cfarë do të thotë?
  • ËSHTË E PAQARTË NËSE MARRËVESHJA PËRFSHIN VETËM PËRMBAJTJE INFORMUESE APO EDHE OPINIONE.
  • Marrëveshja ka shifrën 250 milionë dollarë për 5 vjet dhe përfshin pagesën në para por edhe inovacion për kompaninë mbështetur nga AI.

6 of 20

KUSH E KONTROLLON PëRMBAJTJEN

Dilemat rreth marrëveshjeve

  • Adresa nga ku ChatGPT merr përmbajtjen e lajmeve, mund të ndikojë në mënyrën se si u përgjigjet pyetjeve rreth ngjarjeve aktuale. Artikujt e opinionit janë shpesh më sensacionalistë sesa lajmet e drejtpërdrejta, për shembull, dhe ndonjëherë nuk pasqyrojnë me saktësi çështjet aktuale”, theksohet nga kërkuesit në media Thomson dhe Messe.
  • Joshja nga AI të kompanive të mëdha mediatike duke lënë jashtë vëmendjes ato të voglat apo të specializuarat, që tashmë mund të jenë ‘vjedhur’ në përmbajtjen e tyre nga AI.
  • OpenAI thotë se po krijon një mjet për të ndihmuar botuesit të raportojnë vetë se çfarë duan të përjashtohen nga modelet e tij të trajnimit, por ai nuk do të jetë gati deri në vitin 2025. Kjo ka sjellë një diskutim tjetër. A duhet të vendosë Ai lidhur me përmbajtjen që do të përdoret pra , a duhet të jenë algoritmet e saj ato që do të bëjnë seleksionimin.

Dilemat rreth marrëveshjeve

  • Modeli i AP: Dave Lee sjell si shembull një histori para gati dy shekujsh. “Associated Press 178-vjeçar mund të japë një frymëzim këtu. Shërbimi i telegrafit u krijua dhe u pagua fillimisht nga gazetat për të zgjidhur sfidat e teknologjisë së kohës, përkatësisht për të marrë më shpejt lajmet nga Lufta Meksiko-Amerikane për lexuesit në veri.
  • Problemet e sotme janë shumë më komplekse, por zgjidhja mund të fillojë me një parim që ishte po aq i vërtetë sot sa ishte në 1846: Ata që krijojnë përmbajtjen duhet ta kontrollojnë atë”, thekson Dave Lee.
  • Nuk mund t'u lihet njerëzve si Altman(Open AI), apo ndonjë individi apo kompanie tjetër, të vendosin se cilat botime konsiderohen të denja për trajtim preferencial në të ardhmen e AI dhe cilat jo. Kompania e tij nuk posedon ekspertizën, as të drejtën.

7 of 20

Përdorimi në media, 5 fushat kryesore

  • -Lead Generation Tools ofrojnë të dhëna në lidhje me trendet e ngjarjeve, historitë në zhvillim që përthithin audienca të mëdha ose njoftojnë lajmet e fundit.
  • -Content Creation Tools thjeshtojnë dhe automatizojnë procesin e shkrimit dhe raportimit të lajmeve.
  • -Audience Engagement Tools fokusohen në menaxhimin dhe moderimin e ndërveprimeve të audiencës, për të ofruar të dhëna mbi sjelljet dhe interesat e përdoruesve, ose për të përshtatur përmbajtjen për audienca të ndryshme.
  • -Distribution Tools lejojnë që përmbajtja apo pjesë të saj të ndahen në shumë platforma ose formate, por edhe në disa gjuhë. Duke përdorur mjetet e përkthimit të AI, përmbajtja mund të gjenerohet lehtësisht në shumë gjuhë. Mjete të tjera të shpërndarjes mund ta kthejnë përmbajtjen e shkruar në audio, video ose imazhe (dhe anasjelltas) ose të automatizojnë shpërndarjen e tyre në shumë platforma të mediave sociale. Mjetet e shpërndarjes përfshijnë gjithashtu sisteme rekomanduese.
  • -Investigative and Data Analysis Tools mbështesin gjetjen e fakteve dhe ekstratimin e grupeve të mëdha të të dhënave ose një numri të madh dokumentesh. Kjo e bën shumë më të lehtë zbulimin e modeleve ose lidhjeve të fshehura nëpër dokumente.

  • APLIKIMET/ Reuters:
  • News Tracer është krijuar për të ndihmuar gazetarët të gjejnë ngjarje që marrin audiencë të lartë në X. Aplikacioni ia del të analizojë miliona postime në kohë reale për të shënuar lajmin e fundit por ndërkohë mes atyre të fundit ato që janë më rritje më të shpejtë të klikimeve.
  • Lynx Insight është krijuar për të identifikuar tendencat dhe faktet kryesore në grupe të dhënash të mëdha
  • Televizioni publik finlandez përdori Machine Learning për të krijuar një asistent smart lajmesh të quajtur Voitto. Voitto memorizon ndërveprimet e përdoruesit në telefon dhe historinë e tij të leximit.
  • Rrjeti Ndërkombëtar i Investigimit (ICIJ) morën më shumë se 700,000 dokumente, të njohura kolektivisht si Luanda Leaks
  • BuzzFeed Neës, një media online amerikane, në 2017 publikoi një shkrim për avionët spiunë. Ata trajnuan një kompjuter për të gjetur aeroplanë vëzhgimi pasi krijuan një algoritëm për aeroplanët me modele fluturimi që ngjanin me ato të operuara nga FBI dhe Departamentit i Sigurisë Kombëtare të SHBA.
  • -Projekti i The Neë York Times Feels: Një projekt për të kuptuar dhe evidentuar ndikimin emocional të artikujve të Times, dhe më pas shërbimin me reklama të personalizuara në përputhje me rrethanat.

8 of 20

Përdorimi në media

Njëanshmëria/3 mundësi

  • Mungesë objektiviteti që mund të transformohet nga ne tek AI.
  • Ka tri mënyra të ndryshme në të cilat njëanshmëria jonë mund të bëhet pjesë e teknologjisë që ne krijojmë:
  • Njëanshmëria përmes ndërveprimit: Nëse trajnojmë një model për të njohur këpucë me një grup të dhënash që përfshin kryesisht fotografi të atleteve, sistemi nuk do të mësojë të njohë takat e larta si këpucë.
  • Njëanshmëria e fshehtë: Nëse trajnoni një sistem ML mbi atë se si duket një shkencëtar duke përdorur fotot e shkencëtarëve të famshëm nga e kaluara, kryesisht meshkuj, algoritmi ndoshta do të mësojë të veçojë vetëm shkencëtarët që janë meshkuj.
  • Njëanshmëria në përzgjedhje: Nëse po trajnon një model për të njohur fytyrat. Nëse të dhënat që ju përdorni për të trajnuar atë përfaqësojnë kryesisht një lloj popullsie, ajo do identifikojë fytyra të atij modeli në kurriz të tjerëve për të cilët ka pasur pak shembuj ose aspak përgjatë trainimit, me pasoja potencialisht raciste.

Përfshirja e medias/Sondazhi i Google, 150 media 46 vende

  • -Më shumë se 75% e të anketuarve përdorin AI në të paktën një nga pjesët e zinxhirit të vlerës që përfshin mbledhjen, prodhimin dhe shpërndarjen e lajmeve.
  • -Arsyeja/Rritja e efikasitetit dhe produktivitetit për të liruar gazetarët për punë më kreative.
  • -Rreth 1/3 e të anketuarve thanë se kishin një strategji institucionale për zbatimin e AI.
  • -AI po ndryshon rolet brenda redaksisë natyrën, rolin dhe aftesite e gazetarit.
  • -Të vendosen udhëzime etike për të kufizuar njëanshmëritë e algoritmit.
  • -Më shumë se 60% e të anketuarve janë të shqetësuar për implikimet etike të AI në lidhje me cilësinë editoriale. Si të ruhen vlera si saktësia, objektiviteti dhe transparenca.
  • -Ekziston frika se teknologjitë e AI do të komercializonin më tej gazetarinë, duke rritur cilësinë e dobët dhe përmbajtjen polarizuese.
  • -Rreth 80% e të anketuarve presin një rol më të madh të AI në redaksitë e tyre në të ardhmen.
  • Te anketuarit presin që AI të ndikojë në katër fusha : kontrollimi i fakteve dhe analiza e dezinformimit; personalizimi dhe automatizimi i përmbajtjes; përmbledhja dhe gjenerimi i tekstit; përdorimi i chatbots për të kryer intervista paraprake dhe për të vlerësuar sondazhet.

9 of 20

�IMPLIKIME NË MODELIN E BIZNESIT, FLUKSIN E PUNËS DHE ZINXHIRIN E VLERËS

  • PASIGURIA/Duhet të kemi kujdes se në të ardhmen mund të kemi mungesë çipesh (Spiekerman)
  • Kostot e inovacionit,rritje të kostove ligjore dhe të qeverisjes, kostot e sigurisë dhe të privatësisë. Kostoja për të qenë në përputhje me Aktet kombëtare e ndër/komb, kosto e kompleksitetit për shkak të panjohurave
  • Futja e AI ka bërë të panevojshme disa forma të mëhershme të përdorimit të teknologjisë dhe punës; siç janë aplikacione për editimin e videos, apo personel për shkrimin e artikujve të shkurtër me procedurë të përsëritur, personel për editimin morfologjik, zbardhjen e intervistave, në disa raste edhe dizajnimin e tekstit apo lajmit, deri në edhe në kalimin e tekstit në audio dhe video apo anasjelltas.
  • Janë shtuar punë që nuk kanë qenë më herët për shkak të AI sic është kalimi nga teksti në video, gjenerimi i fotove, duke konstruktuar një format të ri të zinxhirit të vlerës në një ndërmarrje mediatike, pa thyer kornizat tradicionale të produktit, informacioni i verifikuar, i verifikueshëm, objektiv, i qartë, i paanshëm etj.

  • Pra kemi ndërfutje të AI në proceset e ndërmjetme të përgatitjes së produktit, atje ku ato prodhohen, në gazetarinë e shkruar, online dhe audiovizive pa i zhvendosur ato fort prej këtij modeli, por duke rinovuar procese brenda tyre.
  • Transformimi i modelit të biznesit ka prekur eficencën dhe efektivitetin e mediave ndërsa ka shtuar mënyrat e fitimit të parave, pa zhvendosur modelin bazë të fitimit në kompanitë mediatike, atë përmes shitjes së përmbajtjes dhe publikimit të reklamave, si dhe ka krijuar shanse për përmirësimin e cilësisë së produktit apo përmbajtjes.
  • AI nuk sjell një model të ri fitimi por konsolidon edhe më tepër kontraktimin e përdorimit të përmbajtjes, e cila nuk implikon modelin e biznesit të ndërmarrjes mediatike por aktron në një nivel kontraktual BTB.
  • Në të gjithë proceset e ndërmjetme të prodhimit të produktit mediatik AI ka rol por sërish është editori ai që i vë në dispozicion të dhënat AI, natyrisht pa parashikuar përgjigjen e kësaj të fundit që mund të jetë ose jo surprizë në këndvështrimin e vlerës lajmore.

10 of 20

IMPLIKIME NË MODELIN E BIZNESIT, FLUKSIN E PUNËS DHE ZINXHIRIN E VLERËS

Tek burimet e informacionit AI jep një kontribut përmes arritjes së informacionit në kohë të shpejtë, konsultimi të një sasie shumë të madhe informacioni. Krijimi i përmbajtjes duke kontribuar në punë që përsëriten

Tek përzgjedhja dhe editimi roli i saj është më i vogël për shkak se atje ka vendimmarrje.

Postproduksioni dhe shpërndarja: Përdoren tools që ndihmojnë apo përshpejtojnë procesin. Shitjet apo shpërndarjet e personalizuara, kjo edhe për reklamat.

Core bussines ose aktiviteti qendror që është përmbajtja, do të pësojë përmirësime por nuk do të krijohet bazuar mbi paradigma të reja.

Ndërsa konstruktimi i aktivitetit kryesor (core activity) pritet të jetë më i lehtë dhe ndërkohë edhe më i larmishëm për shkak të përfshirjes së AI.

Burimet njerëzore, sipas FMN: punëtorët me të ardhura më të larta dhe ata më të rinj mund të shohin një rritje në pagat e tyre pas adoptimit të AI. Punëtorët me të ardhura më të ulëta dhe ata më të vjetër mund të mbeten prapa.

Perzgjedhja editimi dhe klasifikimi i permbatjes

Post

produksioni

Shperndarja dhe shitja

Krijimi ose blerja e permbajtjes

11 of 20

�MODELE TË VLERËSIMIT TË GATISHMËRISË PËR AI (AI READINESS ASSESSMENT)

  • Ka disa rrugë që ndiqen për të vlerësuar kapacitetet e një kompanie apo një qeverie për të zbatuar AI.
  • Disa prej tyre mbështeten kryesisht në kritere etike (UNDP, UNESCO, etj), disa të tjera peshojnë mbi kapacitete teknike dhe bazën e të dhënave në dispozicion për të ushqyer AI, të tjera tek njohuritë, kultura e pranimit të teknologjisë, por më shpesh ndeshesh tek një kryqëzim i të gjitha këtyre.
  • Forbes nga viti 2022: midis 60% dhe 80% e projekteve të AI dështojnë. ““Ata shkojnë përpara vetëm kur të jetë konfirmuar gatishmëria organizative e AI”,

  • Vlerësuesi i gatishmërisë për Ai sipas CISCO Cisco AI Readiness Assessment’:

-‘Pacesetters’-i përgatitur plotësisht

-‘Chasers’-ndjekesit e dytë

-Kanë përgatitje të kufizuar, ndryshe quhen ‘Folloëers’- ndjekësit

-Të papërgatitur për procesin, ndryshe thirren ‘Laggards’ - të vonuarit

Indeksi i gatishmërisë së AI nga AIRI Singapore (pranuar nga 29 vende)

4 nivele të gatishmërisë së AI: AI (fillestar), I vetëdijshëm për AI, I gatshëm për AI dhe AI ​​kompetent

Vlerësuesi i gatishmërisë për AI nga UNDP

Në rastin parë gatishmëria vlerësohet duke matur inovacionin, të dhënat, infrastrukturën dhe dijen

Vlerësuesi i gatishmërisë së AI të Deloitte

  • Strategjia: Nevoja për të zhvilluar një vizion të AI që përputhet me objektivat organizative;
  • Burimet njerëzore: Sigurimi i aftësive të nevojshme teknike si dhe asistimi për punonjësit që të zhvillojnë aftësitë e AI;
  • Përcaktimi i proceseve, kontrolleve dhe sistemeve të menaxhimit
  • Të dhënat: cilësa e të dhënave dhe shumë të dhëna;
  • Teknologjia dhe platformat: Sigurimi dhe zhvillimi i teknologjisë dhe platformave të përshtatshme të AI
  • Implikimet etike: Kuptimi për njëanshmërinë e AI, objektivitetin dhe transparencën.

12 of 20

ETIKA NË PËRDORIMIN E AI

Rreziqet

  • Modelin e Frankeshtain, nuk arriti të merrte përgjegjësinë për përbindëshin e tij. Krijesa e tij doli në publik, nuk dinte si të sillej, si të mësonte, donte një grua që nuk e kishte, etj.Pastaj u bë një përbindësh.
  • Me AI është se kemi zhvilluar teknologji që bëjnë gjëra që janë përtej fushës sonë të ndikimit: Të edukojmë algoritmet përpara se ata të marrin përsipër diçka përtej qëllimeve tona.
  • I pari lidhet me kufizimin teknik të AI, siç janë njëanshmëria, mungesa e saktësisë dhe lajthitjet e AI.
  • E dyta lidhet me produktin e dëmshëm të AI të iniciuar nga vetë njerëzit, falsifikimet e thella (deepfake), fushatat armiqësore të dezinformimit apo keqinformimit.
  • Së treti, besimi i tepruar në sistemet e AI, rreziku i mbështetjes së tepërt në teknologji.

Rreziqet

  • Deri në vitin 2026, 90% e përmbajtjes në internet mund të gjenerohet në mënyrë sintetike cfarë do të thotë se do të ketë gjithashtu një përmbajtje të përgjithshme të krijuar në mënyrë sintetike që synon të mashtrojë njerëzit. Me fjalë të tjera, dezinformata të gjeneruara nga AI (deepfake). Midis 2022 dhe 2023, ka pasur një rritje dhjetëfish të deepfake, deepfakes dyfishohet çdo 6 muaj.
  • Rasti I Taylor Sëift: Në fund të janarit 2024, përmes AI u prodhuan imazhe të rreme me përmbajtje seksuale të Taylor Sëift. Imazhet me Taylor Sëift tërhoqën më shumë se 45 milionë shikime vetëm në platformën e X, 24,000 ripostime. Postimi kishte qarkulluar në platformë për rreth 17 orë para heqjes së tij.
  • Plot raste në zgjedhje politike

13 of 20

Nevojat për kodin e etikës

  • Redaksitë e mediave që përdorin AI duhet të marrin parasysh etikën e AI me të njëjtën ashpërsi dhe ndjeshmëri që ato aplikojnë etikën gazetareske.
  • Si pikënisje ofrohen 5 rekomandimet nga PAI (Partnership of AI)

1. Redaksitë duhet të kenë qëllime të qarta për përfshirjen e përdorimit të AI. (Problemi: Një sistem rekomandues për angazhim mund të sjellë audienca më të mëdha dhe në fund të jetë më fitimprurës për redaksitë: Mbiindeksohen lajmet e krimit që janë të lehta për t'u krijuar dhe gjenerojnë audenca të shtuara)

2. Teknologjia AI duhet të përmbushë standardet dhe vlerat e lajmeve.(Krijimi i një kodi etik është një hap i parë themelor drejt garantimit të transparencës dhe llogaridhënies kur mjetet e AI janë përfshirë në redaksi, rasti i BBC). (Nuk është e sigurt nëse proceset e automatizuara gëzojnë të njëjtat mbrojtje ligjore si gazetarët realë).

3. Mekanizmat e transparencës, shpjegueshmërisë dhe llogaridhënies duhet të shoqërojnë zbatimin e AI (P.sh:transparenca i bën të qarta elementet, qëllimet dhe origjinën e një sistemi. Vendosja e një shënimi. Si tek FB)

4. Stafi i redaksisë duhet të mbikëqyrë në mënyrë aktive produktet e AI

5.Platformat e shpërndarjes duhet të përfshijnë vlerat gazetareske në sistemet e tyre të AI (produkti ndërvepron shumë me AI në platformat e fuqizuara në mënyrë algoritmike (si Facebook, Twitter) përmes të cilave ndahet përmbajtja e tyre

  • Rekomandimi i UNESCO-s për etikën e inteligjencës artificiale, i cili është një standard global u miratua nga 193 vende në vitin 2021. Parimet janë: përfshirja, proporcionaliteti; sistemet e AI duhet të jenë të besueshme dhe të sigurta; ata duhet të mbrojnë privatësinë; të sigurojnë llogaridhënie; duhet të kenë mbikqyrje njerëzore; të jenë transparente dhe të shpjegueshme.
  • DETAJE/Përshtatja e stilit të robotit me stilin e reporterit që do i duhet të plotësojë apo të redaktojë ndonjë pjesë.
  • A është lënda e përshtatshme për automatizimin? lajme nga informacioni statistikor. Por çfarë ndodh me faktet e tjera, psh fushatat politike?
  • FT: Nuk publikojmë imazhe nga AI por infografe dhe diagrama
  • Guardian: Për të mirën e lexuesve; për të mirën e misionit tonë, stafit tonë dhe organizatës më të gjerë; me respekt për ata që krijojnë dhe zotërojnë përmbajtje

14 of 20

Karta e Parisit për AI dhe Gazetari, 10 parimet

Më 10 nëntor 2023, Reporterët pa Kufij (RSF) dhe 16 organizata partnere publikuan Kartën e Parisit për AI dhe Gazetari. Komisioni:32 persona të shquar nga 20 vende të ndryshme

1.Përdorimi i teknologjisë nga gazetarët të kryhet sipas parimeve etike të gazetarisë

2. Mediat ti japin përparësi vendimit njerëzor

3. Sistemet e AI të përdorura në gazetari i nënshtrohen një vlerësimi paraprak të pavarur.

4. Mediat janë gjithmonë përgjegjëse për përmbajtjen që publikojnë

5. Mediat ruajnë transparencën në përdorimin e sistemeve të AI

6. Mediat sigurojnë për burimin e përmbajtjes dhe gjurmueshmërinë e saj

7. Gazetaria vendos një vijë të qartë ndërmjet përmbajtjes autentike dhe asaj sintetike

8. Personalizimi dhe rekomandimi i përmbajtjes i drejtuar nga AI duhet të mbështetë diversitetin dhe integritetin e informacionit.

9. Gazetarët, organet e medias dhe grupet mbështetëse të gazetarisë angazhohen në qeverisjen e AI.

10. Gazetaria ruan themelet e saj etike dhe ekonomike në angazhimet me organizatat e AI.

15 of 20

PËRDORIMI I AI NË MEDIAT AUDIOVIZIVE NË SHQIPËRI, MATJA E INDEKSIT DHE MONITORIMI I NEëSROOM

Përdorimi i AI në Shqipëri

  • Sipas indeksit të Oxfordit për vitin 2023, niveli i përdorimit të AI në Shqipëri është në rendin 43 pikëve nga 100 pike. Le pas në Evropën Lindore Moldavinë, BH dhe Bjellorusinë. Vetë Evropa Lindore, rajon i tretë në botë pas Amerikës së Veriut dhe Evropës Perëndimore.
  • Përdorimet e AI në Shqipëri përfshijnë bankingun, mjekësinë dhe arsimin.

-Spitali Qendror Nënë Tereza i Tiranës ka nisur të përdorë teknologji AI për analizën e imazheve mjekësore, si radiografitë dhe skanime të tjera.

-Platforma edukative të edukimit në distancë përdorin AI për të ofruar mësim të personalizuar.

-Bankat dhe kompanitë e telekomunikacionit përdorin chatbot-e të bazuar në AI për të ofruar mbështetje 24/7 për klientët e tyre.

  • AI po gjen përdorim edhe në universitete. Por ndërkohë impakti i përdorimit të saj shihet si negativ në nivelin e përgatitjes së studentëve.

Përdorimi i AI në mediat televizive

  • Rasti i videos se vajzës së shoë biz-it, L.V
  • Fevziu realizoi një emision kushtuar AI në 2 tetor 2023. Përgjatë emisionit ai transmetoi momente kur një avatar i tij filloi të fliste ne arabisht e rusisht në lidhje me emisionin. Faqja në youtube e tv klan ka 1.95 milionë ndjekës. Emisioni u ndoq në një frekuencë që lëvizte nga 7 mijë në 15 mijë ndjekës.
  • Euronews Albania transmetoi në të njëjtën ditë disa minuta lajme të moderuara nga një spikere e krijuar nga AI, “Tokyo Tirana”. Logaria e Euronews në Youtube ka 240 mijë ndjekës, transmetimi i lajmeve prej saj në ditët e para ka shkuar deri në 32 mijë ndjekës. Por më pas rënia ka qenë e madhe dhe në përgjithësi ajo ndiqet vetëm nga disa qindra.
  • MCN tv ka nisur transmetimin e një edicioni lajmesh në orën 23.00 i bazuar në elementë të AI.
  • Televizione të tjera kanë përdorime po ashtu sporadike të AI më shumë me inisitiave të vetë reporterëve apo grafistëve. Në RTSH, studio e grafikës përdori në disa raste AI për krijimin e ‘cover’-a për emisione
  • Në përgjithësi TV në Shqipëri nuk kanë lidhje te forta me teknologjinë apo kompani teknologjike. Vetëm një kompani që merret me teknologjinë dixhitale pronëson një televizion, MCN.

16 of 20

Matja e Indeksit të Gadishmërisë

Metodologjia

  • U krijua një mates i thjeshtuar duke patur parasysh AIRI edhe AIR Cisco.
  • Pyetësori për drejtorët e lajmeve në këto televizione intervista (10 pyetje të njëjta për të gjithë) me drejtorë lajmesh . Në rastin e AIRI është pasur parasysh në mënyrë subjektive pesha e 5 kapitujve dhe pyetjeve brenda secilit prej kapitujve (në fakt janë 6 kapituj por kapitulli i parë përfshin vetëm të dhëna të organizatës). Segmenti i rezultatit në rastin e këtij vlerësuesi është në katër nivele: AI fillestar, I vetëdijshëm për AI, I gatshëm për AI dhe AI ​​kompetent.
  • Cilesia e secilit nivel: 1.Organizata mund të dëgjojë për Al, por nuk është në dijeni të aplikacioneve Al. 2. Organizata është e vetëdijshme për aplikacionet Al dhe mund të identifikojë rastet e përdorimit të mundshëm. 3. Organizata ka aftësitë për të integruar modele Al të trajnuara paraprakisht në produkte ose procese biznesi. 4. Organizata ka aftësitë për të zhvilluar modele dhe zgjidhje të personalizuara Al për nevoja specifike të biznesit.
  • Sipas CISCO është parapëlqyer të merret në konsideratë përkufizime apo etiketimi i fazave, përkatësisht (‘Pacesetters’-i përgatitur plotësisht; ‘Chasers’-ndjekës i dytë; ‘Followers’- ndjekësit; ‘laggards’ - të vonuarit).
  • Për të pasur një përfshirje sa më të gjerë të mediave sipas specifikave të tyre në transmetim, licensë dhe madhësi janë përzgjedhur 4 televizione kombëtare, RTSH, Top Channel, Vizion Plus, Tv Klan, 4 televizione rajonale, Klan Neës, Syri tv, Ora news dhe Euroneës dhe 1 televizione lokal, MCN.

Gjetjet sipas AIRI

Top Channel: përfshihet në një trajektore nga niveli i parë ‘Fillestar në AI’ deri në nivelin e dytë ‘I vetëdijshëm për AI’. Fakti se janë bërë prova në Voice Over i zhvendos në nivelin e dytë.

��TV Klan: përfshihet në një trajektore nga niveli i parë ‘Fillestar në AI’ deri në nivelin e dytë ‘I vetëdijshëm për AI’. Fakti se janë bërë prova per shkrimin e lajmeve sportive permes AI i zhvendos deri në nivelin e dytë

RTSH: përfshihet në nivelin e parë ‘Fillestar në AI’

17 of 20

Matja e Indeksit të Gadishmërisë

Gjetjet sipas AIRI

�Vizion Plus: përfshihet në niveli i parë ‘Fillestar në AI’

Klan News: përfshihet në një trajektore nga niveli i parë ‘Fillestar në AI’ dhe zbehtë në nivelin e dytë ‘I vetëdijshëm për AI’. Fakti se janë bërë prova për gjenerimin e një “ moderator lajmesh” i zhvendos pjesërisht në nivelin e dytë.

Syri Tv : Përfshihet në nivelin e parë ‘Fillestar në AI’ dhe zbehtë në nivelin e dytë ‘I vetëdijshëm për AI’ për shkak se ka njohuri rreth aplikacioneve që mund të përdoren në lajme

Gjetjet sipas AIRI

Ora Neës: përfshihet kryesisht në nivelin e dytë ‘I vetëdijshëm për AI’. Janë zbatuar gjenerimi i zërit në lajme, gjenerimi i përmbajtjes, përdorimi në përkthim dhe gjenerimi i tekstit nga audio (STT)

Euroneës Albania: Përfshihet kryesisht në nivelin e dytë ‘I vetëdijshëm për AI’. Ka gjeneruar një moderator lajmesh, “Tokyo Tirana” e cila moderon lajme flash 2-4 minuta çdo ditë.

MCN Tv: Përfshihet në një trajektore nga niveli i dytë ‘I vetëdijshëm për AI’ tek niveli i tretë ‘Gati për AI’. MCN Tv ka realizuar një edicion lajmesh në transmetim të përditshëm moderuar nga AI, gjenerime nga teksti në audio në dhomën e lajmeve, përkthime dhe transkriptime.

18 of 20

Matja e Indeksit të gadishmërisë

Nga 9 televizionet e përzgjedhura për të matur gatishmërinë për AI,

-1 televizion, MCN tv është pjesërisht në nivelin e tretë të gatishmërisë ‘Gati për AI’dhe plotëson kushtet për nivelin e dytë ‘I vetëdijshëm për AI’;

-dy televizione Euroneës Albania dhe Ora News janë në nivelin i dytë ‘I vetëdijshëm për AI’;

-tri televizione, Top Channel, Syri tv dhe Klan news ndodhen në nivelin e parë ‘Fillestar në AI’ dhe zbehtë në nivelin e dytë ‘I vetëdijshëm për AI’;

-RTSH dhe Vizion Plus përfshihen në nivelin e parë ‘Fillestar në AI’

19 of 20

Matja e Indeksit sipas CISKO

Rezultati për gatishmërinë për AI e mediave audiovizive në Shqipëri sipas CISCO duke u nisur nga vlerësimi i të njëjta televizioneve dhe rezultati sipas AIRI është si më poshtë:

‘Pacesetters’-i përgaditur plotësisht, nuk është asnjë televizion; ‘Chasers’-ndjekës i dytë, 1 televizion, konkretisht MCN tv; ‘Followers’- ndjekësit 5 televizione , Euroneës Albania, Ora News, Syri tv, Klan Neës, Top Channel; ‘Laggards’ - të vonuarit, 2 televizione, RTSH dhe Vizion Plus.

Niveli i gadishmërisë për AI

Nr. i televizioneve

Përqindje

‘Laggards’ - të vonuarit

2

25%

‘Followers’- ndjekësit

5

62.5%

‘Chasers’-Ndjekes I dyte

1

12.5%

‘Pacesetters’-i përgaditur plotësisht

0

0%

20 of 20

Përfundime

  • Monitorimi i lajmeve në tv kombëtare

  • Metodologjia: ��Koha e monitorimit ka qënë 15 korrik-15 gusht 2024.Secili prej këtyre televizioneve është matur respektivisht në edicionet e përditshme të lajmeve, 15 ditë në edicionet e drekës, Top Channel në orën 15.00, Vizion plus në orën 15.00 dhe RTSH në orën 16.00; 15 ditë të tjera monitorimi është kryer në edicionet e mbrëmjes respektivisht Top Channel në orën 19.30, Vizion Plus në orën 19.00 dhe RTSH në orën 20.00.

-Gjenerimi i spiker lajmesh, asnjë rast

-Gjenerim i zërit në mbulimin e lajmeve, asnjë rast

-Prodhim i përmbajtjes së lajmit përmes AI, asnjë rast

-Përdorim të imazheve të gjeneruara nga AI, asnjë rast

-Procesim i datave përmes AI në formën e infografeve apo formate të tjera të paraqitjes. Asnjë rast

-Gjenerim i cover-ve, vetëm RTSH 4 raste (lajme sportive nga finalet e EURO 2024)

Televizionet kombëtare në Shqipëri nuk kanë zbatuar ndonjë formë të përdorimit të AI gjatë procesit të ndërtimit, transmetimit të lajmeve.

Vetëm në 4 raste ka përdorim të AI në ndërtimin e ‘cover’ të lajmeve që lidhen me Euro 2024

Fakti se nuk ka përdorim në lajme, nuk përjashton mundësinë e përdorimit të AI në mënyrë individuale nga gazetarët, redaktorët etj gjatë procesit të prodhimit të produkteve të televizioneve. Po ashtu nuk përjashton mundësinë e përdorimit të AI në procese të tjera të punës në televizione të cilat nuk kanë qenë synim i këtij monitorimi.