1 of 4

NËNTEMATIKA 5: RAJONET GJEOGRAFIKE TË SHQIPËRISË

MËSIMI 12: POPULLSIA E RAJONIT VERIOR DHE VERILINDOR

2 of 4

ÇËSHTJET KRYESORE QË DO TË TRAJTOHEN:

1. POPULLIMI I HERSHËM I RAJONIT VERIOR DHE VERILINDOR

2.ZHVILLIMET DEMOGRAFIKE TË RAJONIT VERIOR DHE VERILINDOR

3.PASOJAT E ZHVILLIMEVE DEMOGRAFIKE TË RAJONIT VERIOR DHE VERILINDOR

3 of 4

1. POPULLIMI I HERSHËM I RAJONIT VERIOR DHE VERILINDOR

2.ZHVILLIMET DEMOGRAFIKE TË RAJONIT VERIOR DHE VERILINDOR

Gërmimet arkeologjike dëshmojnë se ky rajon është populluar që në kohërat e hershme. (Qyteza ilire afër Tropojës,qyteza e Boksit,etj). Vendbanimet e hershme ishin vendosur në luginën e Valbonës sepse ofronte kushte të përshtatshme për zhvillimin e bujqësisë. Në shekujt që pasuan,popullsia erdhi duke u rritur dhe zhvilloi shumë elemente të kulturës së saj.

Periudha 1945-1990 dallohet për rritje të nr të popullsisë dhe dendësisë së saj. Në rritjen e popullsisë kanë ndikuar disa faktorë: shtimi i lartë natyror/ndalimi i emigracionit/migrimi i brendshëm drejt rajoneve industriale. U hapën vende të reja pune në industri dhe njerëzit lëviznin drejt zonave industriale(forcë punëtore). Shpërndarja e popullsisë ishte jo e njëtrajtshme.

4 of 4

Periudha pas viteve 1990 dallohet për rënie të nr dhe dendësisë së popullsisë. Faktori kryesor ishte lejimi i lëvizjes së lirë në formën e migrimit të brendshëm dhe të jashtëm. Popullsia migroi për shkak të gjendjes ekonomike,mbylljes së vendeve të punës dhe mungesës së shërbimeve.

3.PASOJAT E ZHVILLIMEVE DEMOGRAFIKE

Në vitet 1945-1990 ,zhvillimi demografik pati këto dukuri: 1)Rritje e nr dhe dendësisë së popullsisë. 2) U rrit popullsia rurale dhe nr i qyteteve industriale. 3) U rrit mosha e re,aktive për punë. 4)U përmirësua gjendja arsimore dhe shëndetësore e popullsisë.�Pas vitit 1990,zhvillimi demografik pati këto dukuri: 1)U ul ndjeshëm popullsia dhe dendësia e saj. 2) Shpopullim,braktisje të qyteteve industriale,vendbanimeve dhe tokave të punueshme. 3)Struktura sociale e punësimit është tepër e ulët. 4) Dukuria e ruralizimit të qyteteve,pra zëvendësohet popullsia e larguar qytetare me popullsinë e ardhur rurale.