1 of 4

NËNTEMATIKA 5: RAJONET GJEOGRAFIKE TË SHQIPËRISË

MËSIMI 2: RAJONI PERËNDIMOR/ POZITA GJEOGRAFIKE DHE PJESËT PËRBËRËSE

https://vm.tiktok.com/ZMe22ajy2/

2 of 4

1.POZITA GJEOGRAFIKE

Rajoni Perëndimor është krahina më e madhe fushore në vend,me sip.7420 km². Shtrihet nga Hani i Hotit në veri deri në qytetin e Vlorës në jug. Në perëndim kufizohet me detin Adriatik,gjë që ka mundësuar zhvillimin e tregtisë,turizmit,peshkimit. Rajoni Perëndimor ka pozitë gjeografike të favorshme për zhvillim dhe përmes rrugëve detare e tokësore,lidhet me vende të tjera. Ky rajon ndahet në 2 pjesë të mëdha: Ultësira e Shkodrës dhe Ultësira nga Shkodra në Vlorë.

Fusha e Mbishkodrës zë pjesën veriore të Ultësirës së Shkodrës dhe ka origjinë të dyfishtë tektoniko-karstike. Fushat kryesore të saj janë: e Kastratit,e Koplikut,e Hanit të Hotit,etj. Kodrat kryesore janë:e Kastratit,e Çezmës së Koplikut. Në këtë fushë kalojnë rrugët që lidhin Shqipërinë me Malin e Zi.

Fusha e Nënshkodrës përbëhet nga fusha e Zadrimës,e Tushit,e Velipojës... Dallojmë kodrën e Bushatit,Taraboshit,etj. Këtu ndodhen 2 hidrocentrale të mëdha: I Vaut të Dejës dhe i Bushatit. Zona ka ekonomi bujqësore të zhvilluar.

Ultësira e Shkodrës është një ultësirë tektonike-karstike,që përbëhet nga fusha e Mbishkodrës dhe e Nënshkodrës. Relievi i Ultësirës së Shkodrës është fushor,por 13% të sip. e zënë kodrat.

3 of 4

2.FUSHAT DHE KODRAT MIDIS LEZHËS DHE VLORËS

Fusha midis Lezhës dhe Vlorës shtrihet nga Shëngjini në Veri,deri në Tiranë në jug. Në pjesën veriperëndimore të saj,dallohen lëvizje tektonike ulëse; në pjesën juglindore të kësaj fushe dallohen lëvizje tektonike ngritëse. Lartësia arrin 120m.�Fusha e Durrësit laget nga deti Adriatik në veri dhe veriperëndim. Është e sheshtë dhe në qendër të saj gjendet vargu-kodrinor Rrashbull-Shënavalsh.�Fusha e Elbasanit ka lartësi 100m mbi nivelin e detit. Ka drejtim verilindje-jugperëndim. Ndahet në 2 pjesë: fusha e Elbasanit dhe Cërrik-Gostimës.

Pllaja Dumre-Darsi shtrihet në lindje të fushës së Elbasanit dhe përbëhet nga 2 njësi:Dumre+Darsi. Dallohet pët liqene të shumta karstike.�Fusha e Myzeqesë shtrihet nga shkëmbi i Kavajës deri në Vlorë. Ka klimën më të ngrohtë në Ultësirën Perëndimore. Gjenden kodra e Kavajës,Divjakës dhe Ardenicës. Kjo fushë përbëhet nga fusha e Kavajës,e Myzeqesë së Madhe dhe të Vogël dhe e Frakullës. Tokat e Myzeqesë janë të hirta kafe,livadhore dhe të kripura.

4 of 4

Kodrat e Kërrabës kufizohen në jug nga fusha e Elbasanit dhe në veri nga lugina e Erzenit. Kanë reliev të copëtuar. Në qafën e Kërrabës është hapur autostrada Tiranë-Elbasan.�Kodrat e Sulovës kanë lartësi 200-400m dhe shtrihen nga lumi Devoll në jug,deri në pjesën veriore të Tomorrit.

Kodrat e Mallakastrës përfaqësojnë zonën më të madhe kodrinore,që shtrihen nga pjesa juglindore e fushës së Myzeqesë deri në luginën e Vjosës. Kanë reliev të larmishëm dhe drejtim veriperëndim-juglindje.�Kodrat e Selenicës,që kanë reliev të valëzuar