NËNTEMATIKA 5: RAJONET GJEOGRAFIKE TË SHQIPËRISË
MËSIMI 6: VEPRIMTARITË EKONOMIKE NË RAJONIN PERËNDIMOR
KUSHTET NATYRORE TË RAJONIT PERËNDIMOR PËR ZHVILLIM
Natyra e Rajonit Perëndimor ofron pasuri të shumta për zhvillimin e gjithë sektorëve të ekonomisë.Pozita gjeografike ofron klimë mesdhetare,plot diell dhe shfrytëzim maksimal të tokave. Prania e detit Adriatik mundëson zhvillimin e peshkimit dhe turizmit.�Relievi fushor shfrytëzohet për kultivimin e kulturave bujqësore,ndërsa relievi kodrinor për kultivimin e pemëve frutore,ullinjve,vreshtave.
Hidrografia-Rajoni është i pasur me ujëra sipërfaqësore dhe nëntokësore,që përdoren për vaditje.�Bota bimore dhe shtazore luan rol me rëndësi në zhvillimin e bujqësisë dhe blegtorisë. �Rajoni ka pasuri të shumta minerale e lëndë djegëse(naftë,qymyrgyr) për zhvillimin e industrisë.�Kapaciteti njerëzor-64% e popullsisë është në moshë të re dhe shërben si fuqi punëtore.
ECURIA E ZHVILLIMIT EKONOMIK TË RAJONIT PERËNDIMOR NË PERIUDHA TË NDRYSHME
Deri në vitet '45,ekonomia e këtij rajoni ishte e prapambetur. Dega kryesore e ekonomisë ishte sektori i parë,bujqësia. Rendimenti i prodhimeve blegtorale dhe buqjësore ishte i ulët. Rajoni ishte një vend agrar dhe prodhonte më së shumti për konsum familjar. Industria ishte e prapambetur dhe mbështetej në përpunimin e produkteve bujqësore+blegtorale. Në kohën e Zogut filloi shfrytëzimi i naftës dhe gazit natyror,me ndihmën e kapitalit italian.
Gjatë viteve 1945-1990,ekonomia bujqësore u përmirësua;u sistemuan shtretërit e lumenjve, u bonifikuan tokat dhe u ndërtua një rrjet i gjerë kanalesh ujitëse dhe kulluese. Prodhimi bujqësor u rrit dhe rajonet bujqësore u zgjeruan. Zhvillimi i industrisë u favorizua nga pozita gjeografike,fuqia punëtore dhe infrastruktura rrugore. U zhvilluan disa degë të industrisë,si energjiika,industria mekanike dhe kimike,industria e lehtë dhe metalurgjia e zezë. U ndërtuan objekte industriale,si Kombinati Metalurgjik,Kombinati Tekstik,etj. Energjitika shfrytëzon naftën,qymyrin,gazin natyror.
Pas viteve '90,u prishën kooperativat bujqësore dhe toka iu shpërnda fshatarëve. Rajoni sot luan rol me rëndësi në ekonominë e përgjithshme bujqësore. Janë rritur prodhimet bujqësore. Rajoni nuk prodhon më vetëm për konsum,por edhe për eksport.
Si rajone bujqësore mund të përmendim: fusha e Myzeqesë,fusha e Elbasanit,kodrat e Mallakastrës,Kërrabës,Vlorës,etj.