1 of 4

LËNDA : GJEOGRAFI

MËSIMI 4: EKONOMIA E SHQIPËRISË

2 of 4

1. VLERËSIMI EKONOMIK I BURIMEVE NATYRORE

Burimet natyrore janë elemente me vlerë për shoqërinë dhe ekzistencën e saj,ku bëjnë pjesë: tokat,energjia diellore dhe e erës,rreshjet,bimësia,mineralet,etj. Shqipëria është e pasur me burime të shumta natyrore,që favorizojnë zhvillimin e ekonomisë.

Nëntoka është e pasur me minerale: krom,bakër,naftë,gaz natyror,etj. Relieve ndikon në aktivitetin ekonomiko-shoqëror të njeriut dhe përcakton orientimin gjeografik të qendrave banuese,rrugëve të komunikimit,etj. Shqipëria ka toka të shumëllojshme e pjellore,jo vetëm në zonat fushore. Klima favorizon zhvillimin e bujqësisë dhe turzimit detar(Deti Adriatik,Jon) dhe turizmit të bardhë.

Pasuria ujore ka mundësuar zhvillimin e industrisë,peshkimit,turizmit dhe ekonomisë. Shqipëria zë një nga vendet e para në Europë për rezervat ujore. Vendi ynë ka një florë dhe faunë të pasur,me biodiversitet të lartë. Pyjet e kullotat mundësojnë zhvilimin e ekonomisë pyjore dhe blegtorisë.

3 of 4

2.ETAPAT HISTORIKE TË ZHVILLIMIT TË EKONOMISË

Ekonomia gjatë periudhës 1912-1944: Shqipëria ishte një vend agrar dhe i prapambetur. Bujqësia ishte dega kryesore e ekonomisë,por nuk plotësonte nevojat e vendit as me drithëra buke. Ekonomia nuk ishte zhvilluar me ritmet e duhura për shkak të disa faktorëve: sundimi osman,luftërat,copëtimi i trevave shqiptare,etj. Industria kishte karakter artizanal dhe prodhimet industriale zinin një peshë të vogël në prodhimin e përgjithshëm. Në vitin 1925 filloi investimi i kapitalit të huaj,kryesisht italian. Në vitet 1933-1944 ekonomia pësoi dëme,sepse u vu në shërbim të luftës.

Ekonomia gjatë periudhës 1944-1990: Kemi të bëjmë me kalimin nga ekonomi tregu,e gërshetuar me marrëdhëniet feudale,në ekonomi socialiste. Tipar i ekonomisë socialiste është zhvillimi i centralizuar,me plane shtetërore dhe zhdukja e pronës private. U aplikua parimi “i mbështetjes në forcat e veta”, që ndaloi ndihmat dhe kreditë nga shtetet e tjera. Këto faktorë sollën frenimin e rritjes ekonomike. Teknologjia ishte e prapambetur. Pasoi krizë,papunësia.

4 of 4

3. EKONOMIA NË PERIUDHËN NGA 1991 E NË VIJIM

☆ Në fillim të viteve ’90,ekonomia e Shqipërisë po bënte kalimin nga ekonomi e centralizuar në ekonominë e tregut të lirë. Filloi privatizimi i ekonomisë. Faza e parë e privatizimit(1992-1997) përfshiu tokat bujqësore,banesat,mjetet e transportit dhe ndërmarrjet e vogla,të mesme. Faza e dytë pas 1998 përfshiu privatizimin e ndërmarrjeve të mëdha dhe sektorëve strategjikë. Reformat ekonomike dhe zhvillimi jo i barabartë i degëve të ekonomisë kanë ulur rolin që zë ekonomia bujqësore+industria dhe kanë rritur peshën e sektorit të shërbimeve në prodhimin e përgjithshëm.