Mirë se vini në Fakultetin e Filologjisë
�Viti akademik 2026/2027
Njihuni me Fakultetin
• Menaxhmenti: Dekani dhe Prodekanët
• Sekretari:�mbështetje ligjore
• Shërbimi i studentëve:�dokumentacioni, regjistrimi �dhe çështjet administrative
• IT:�logaritë universitare, �qasja në SEMS dhe mbështetja teknike
• Fabian Hamza
fabian.hamza@student.uni-pr.edu
• Tea Gashi
tea.gashi@student.uni-pr.edu
Këshilli Studentor:
SEMS – sistemi që duhet ta kontrolloni rregullisht
• shërbime dhe evidenca të rëndësishme studentore.
• regjistrimi i lëndëve dhe afateve përkatëse.
• Paraqitja e provimeve brenda afateve të përcaktuara.
• Kontrollimi notave dhe evidencave tuaj akademike.
• Mos e lini regjistrimin apo paraqitjen e provimit për ditën e fundit.
Ligjëratat, ushtrimet dhe syllabusi
• Vijoni rregullisht ligjëratat, ushtrimet dhe aktivitetet e tjera të lëndës.�
• Ejani me kohë dhe respektoni orarin e mësimit.�
• Në fillim të çdo lënde, lexoni syllabusin me kujdes.�
• Kontrolloni rezultatet e të nxënit,
literaturën, detyrat, afatet
dhe mënyrën e vlerësimit.�
• Kërkesat për vijueshmëri dhe pjesëmarrje
mund të ndryshojnë nga një lëndë në tjetrën.
Vlerësimi i vazhdueshëm dhe notimi
• Nota përfundimtare nuk përcaktohet domosdoshmërisht vetëm nga provimi final.
• Vlerësimi mund të përfshijë: pjesëmarrjen, detyrat, kuizet, kollokuiumet, prezantimet, projektet dhe provimin final.
• Struktura dhe përqindjet e vlerësimit përcaktohen në syllabusin e secilës lëndë.
• Mbani evidencë të detyrave dhe rezultateve tuaja gjatë gjithë semestrit.
• Për shkallën zyrtare të notimit dhe rregullat specifike, referojuni rregulloreve aktuale të UP-së.
10 (shkëlqyeshëm): 90-100
9 (shkëlqyeshëm): 80-89
8 (shumë mirë): 70-79
7 (mirë): 60-69
6 (mjaftueshëm): 50-59
5 (pamjaftueshëm): 0-49
Provimet dhe afatet
• Provimet organizohen sipas kalendarit dhe afateve zyrtare të Universitetit/Fakultetit.
• Provimi duhet të paraqitet në SEMS
brenda afatit të përcaktuar.
• Kontrolloni me kohë datën, orën
dhe sallën e provimit.
• Ndiqni publikimin e rezultateve
dhe procedurat zyrtare në rast të paqartësive.
Komunikimi me profesorët dhe administratën
• Përdorni emailin tuaj universitar.
• Shkruani një Subject të qartë dhe prezantohuni:
emri, departamenti, viti dhe lënda.
• Formuloni pyetjen shkurt,
qartë dhe me mirësjellje.
• Kontrolloni paraprakisht syllabusin,
SEMS-in dhe njoftimet;
përgjigjja mund të jetë tashmë aty.
• Dërgoni email gjatë orarit të punës
dhe mos prisni përgjigje të menjëhershme
jashtë orarit.
Integriteti akademik: plagjiatura dhe përdorimi i AI
• Plagjiaturë është paraqitja e fjalëve, ideve ose punës së dikujt tjetër si tuajat pa referencë të duhur.
• Citoni burimet dhe dalloni qartë idetë tuaja nga ato të autorëve të tjerë.
• Mos dorëzoni punë të kopjuara ose punë të përgatitura nga persona të tjerë.
• Përdorimi i mjeteve të inteligjencës artificiale duhet të jetë në përputhje me udhëzimet e lëndës dhe të profesorit.
• Kur nuk jeni të sigurt se çfarë lejohet, pyetni para se ta dorëzoni punën.
Bursat dhe mundësitë për studentë
• Ndiqni rregullisht thirrjet për bursa dhe mbështetje studentore.
• Informohuni për mobilitet akademik, Erasmus+ dhe mundësi të tjera ndërkombëtare kur janë të hapura.
• Merrni pjesë në konferenca studentore, punëtori, trajnime dhe aktivitete jashtëkurrikulare.
• Kontrolloni faqet dhe kanalet zyrtare të Universitetit dhe Fakultetit.
• Kujdes me afatet: shumë mundësi kërkojnë aplikim dhe dokumentacion paraprak.
Jeta studentore, rregullat e shtëpisë dhe mirëqenia
Uebfaqet me rëndësi:
Universiteti i Prishtinës: www.uni-pr.edu
Fakulteti i Filologjisë: www.filologjia.uni-pr.edu
SEMS: www.sems.uni-pr.edu
Faqja jonë e Facebook-ut: Fakulteti i Filologjisë / Faculty of Philology - UP
Ju dëshirojmë një fillim të mbarë dhe një rrugëtim të suksesshëm akademik!