NËNTEMATIKA 5: RAJONET GJEOGRAFIKE TË SHQIPËRISË
MËSIMI 18: VEPRIMTARITË EKONOMIKE TË RAJONIT JUGLINDOR
NËNÇËSHTJET QË DO TË TRAJTOHEN NË KËTË TEMË MËSIMORE:
1.KUSHTET SHOQËRORE DHE NATYRORE
2.SEKTORI I PARË I EKONOMISĒ
3.SEKTORI I DYTË I EKONOMISË
4.SEKTORI I TRETË I EKONOMISË
1.KUSHTET SHOQËRORE DHE NATYRORE TË RAJONIT JUGLIDNOR
Rajoni juglindor ka kushte të përshtatshme për zhvillimin e gjithë degëve të ekonomisë. Ekonomia bujqësore zhvillohet falë sipërfaqeve të mëdha të tokave të punueshme,kullotave,pyjeve e klimës së duhur. Praktikohet bujqësia,blegtoria,pylltaria,peshkimi dhe bletaria. Kushtet natyrore të rajonit mundësojnë zhvillimin e industrisë. Ky rajon është i pasur me qymyrgur,hekur-nikel,krom,materiale ndërtimi,etj. Liqeni i Ohrit e Prespës së madhe mundësojnë zhvillimin e turizmit bregliqenor. Fshatrat malore si Dardha e Voskopoja mundësojnë turizmin e gjelbër,malet e Gramozit,Shebenikut,Valamarës turizmin malor,kurse objektet arkeologjike turizmin kulturor
2.SEKTORI I PARË I EKONOMISĒ
Periudha 1945-1990: dega e bujqësisë ishte më e zhvilluara,që siguronte prodhim të bollshëm. Struktura e prodhimit ishin bimët e arave,drithërat,bimët industriale,perimet dhe frutat. Rajonet bujqësore më të zhvilluara ishin fushëgropa e Korçës dhe Devollit. Blegtoria ishte pak e zhvilluar.�Periudha pas 1990: rëndësia e blegtorisë u rrit,me rritjen e kërkesave për produkte blegtorale. Ekonomia bujqësore vazhdon të ketë probleme,si braktisja e tokave,eroziono i tyre,mungesa e tregut dhe infrastrukturës.
Periudha pas 1990: industria e pati të vështirë të përshtatej me kushtet e ekonomisë së tregut dhe shumë degë e humbën vlerën e tyre. Shumë miniera u mbyllën për shkak të teknologjisë së vjetëruar. Industria e lehtë dhe ajo e materialeve të ndërtimit po zhvillohen me ritme të shpejta.
4.SEKTORI I TRETË I EKONOMISË
Rajoni ka të gjitha kushtet për zhvillimin e turizmit.
Periudha 1945-1990: ishte e zhvilluar dega e energjitikës,me hidrocentralet e Maliqit dhe Korçës. Industria minerale përqendrohej në nxjerrjen e hekur-nikelit në minierat e Gurit të Kuq,Përrenjasit. Po ashtu nxirrej dhe krom e qymyrgur. U zhvillua ndjeshëm industria e lehtë,ushqimore,artizanale dhe ajo e drurit.
3.SEKTORI I DYTË I EKONOMISË