LËNDA: GJEOGRAFI
MËSIMI 3: VENDBANIMET NË SHQIPËRI
ÇËSHTJET KRYESORE:
1.KARAKTERISTIKA TË PËRGJITHSHME TË VENDBANIMEVE
2.VENDBANIMET DHE POPULLSIA RURALE NË SHQIPËRI
3. VENDBANIMET DHE POPULLSIA URBANE NË SHQIPËRI
1. KARAKTERISTIKA TË PËRGJITHSHME TË VENDBANIMEVE
Vendbanimet 🡪pjesë territori ku jetojnë banorë,të cilët zhvillojnë veprimtari të ndryshme ekonomike,shoqërore e kulturore.
Pamja dhe zhvillimi i vendbanimeve shprehin shkallën e zhvillimit të një shoqërie. Në varësi të madhësisë dhe rolit që luajnë,vendbanimet ndahen në fshatra dhe qytete
2. VENDBANIMET DHE POPULLSIA RURALE NË SHQIPËRI
Fshatrat janë lloji kryesor i vendbanimeve në Shqipëri.Deri në 1990,shumica e popullsisë jetonte në vendbanime rurale. Në vitet 1945-1990,një pjesë e popullsisë është zhvendosur nga zonat rurale në ato urbane(migrim).Si pasojë,nr i popullsisë në qytet është rritur. Çdo qytet ka mesatarisht 17 000 banorë; çdo fshat rreth 720 banorë. Më shumë se 2/5 e vendbanimeve gjenden në Ultësirën Perëndimore,pjesa tjetër në fushëgropat juglindore dhe Krahinën Malore Jugore.
Dallojmë fshatra fushore,kodrinore dhe malore në varësi të relievit ku gjenden.
Fshatrat fushore kanë popullsi më të madhe dhe distancë më të vogël mes tyre. Nr i tyre është rritur dhe vendbanimet e reja janë kompakte,të organizuara.
Fshatrat kodrinore përbëjnë ½ e vendbanimeve rurale. Kanë popullsi më të vogël dhe vendbanime me ndërtesa të grupuara. Gjenden në shpatet perëndimore të kodrave dhe gjatë luginave të lumenjve.
Fshatrat malore kanë popullsi të vogël dhe largësi më të madhe mes tyre. Vendbanimet janë të shpërndara dhe të tipit kullë.
3.VENDBANIMET DHE POPULLSIA URBANE NË SHQIPËRI
Qytetet janë vendbanime të mëdha,që shërbejnë si qendra ekonomike,politike,kulturore, etj. Në vitet 1950-60 zhvillimi i industrisë,ndërtimit,etj nxiti migrimin drejt qyteteve dhe krijimin e qendrave të reja urbane. Popullsia qytetare u dyfishua sidomos në Tiranë,Durrës,Elbasan,etj. U krijuan qendra industriale, si Bulqiza.
Qytetet klasifikohen sipas kohës së ndërtimit(qytete antike/mesjetare/të ndërtuara pas 1990); sipas pozicionit gjeografik(në bregdet/fusha/kodra/në brendësi të vendit) dhe sipas funksionit që kryejnë(qytete shumëdimensionale/industriale/kulturore/arsimore)