1 of 4

LËNDA: GJEOGRAFI

MËSIMI 5: EKONOMIA BUJQËSORE NË SHQIPËRI

2 of 4

1. ROLI I KUSHTEVE NATYRORE NË ZHVILLIMIN E EKONOMISË BUJQËSORE

Pozita gjeografike dhe relievi e përfshijnë Shqipërinë në brezin e bimëve mesdhetare. Relievi fushor përdoret për kultivimin e kulturave bujqësore; relievi malor për pyje e kullota; relievi kodrinor për pemëtari e vreshta. Klima mesdhetare mundëson shumëllojshmëri kulturash bujqësore(gruri,orizi,agrume). Shqipëria dallohet për pasuri të mëdha ujore dhe termike. Një tjetër pasuri e vendit tonë janë shumëllojshmëria e tokave dhe bimësia. Në tokat e kafenjta dhe të hirta kafe zhvillohet aktiviteti bujqësor.

3 of 4

2. FAKTORËT SHOQËRORË DHE ROLI I TYRE NË ZHVILLIMIN E EKONOMISË BUJQËSORE

☆Në vitet 1945-1990, bujqësia u organizua mbi baza socialiste. Dallohej sektori shtetëror(ndërmarrjet bujqësore) dhe sektori kooperativist,që jepte pjesën më të madhe të prodhimit. Përparësi ishte zhvillimi i industrisë,që duhej të mbështetej financiarisht te bujqësia. Në fshat mungonte teknologjia e duhur dhe bujqësia nuk përmbushte dot nevojat e popullsisë.

Pas 1990,bujqësia hyri në rrugën e ekonomisë së tregut dhe u bënë reforma me rëndësi,psh ajo agrare. U bë privatizimi i tokës bujqësore,duke ua shpërndarë familjeve kooperativiste në fshat. Filloi të gjallërohej prodhimi i vogël familjar.

4 of 4

3. DEGËT E EKONOMISË BUJQËSORE

☆Në strukturën e prodhimit bujqësor të 2010, blegtoria zinte 52%; bujqësia 31%; pemëtaria 17% të prodhimit të përgjithshëm. Me prodhimin e sotëm bujqësor,Shqipëria nuk plotëson nevojat e popullsisë. Është ulur sip. e tokave bujqësore dhe mbizotëron prodhimi i drithrave,ullirit,etj.�Blegtoria është dega tradicionale e ekonomisë dhe dallohet për rritjen e dhenve,dhive,gjedhëve,etj. Edhe prodhimet blegtorale nuk i përmbushim nevojat e popullsisë.�Pasuritë pyjore mundësojnë zhvillimin e industrisë së drurit,letrës,materialeve të ndërtimit. Problem është shpërpjesëtimi mess rritjes së pyjeve dhe prerjes së tyre.�Peshkimi dhe bletaria janë aktivitete mjaft të përhapura.�Vendi ynë ka florë të pasur dhe kushte të përshtatshme për zhvillimin e bletarisë.