NËNTEMATIKA 1: HAPËSIRA NË TRAJTIMIN GJEOGRAFIK RAJONAL
MËSIMI 4: RAJONIZIMI GJEOGRAFIK NË REPUBLIKËN E SHQIPËRISË
1.TRASHËGIMIA NË ORGANIZIMIN ADMINISTRATIV TERRITORIAL
Në periudhën e socializmit,ndarja administrative-territoriale e Republikës së Shqipërisë ka pësuar ndryshime. Shqipëria u rajonizua në 26 rrethe,67 qytete dhe një nr të madh fshatrash. Kjo ndarje nuk mori parasysh kriteret natyrore,ekonomike,kulturore. Si pasojë lindën shpërpjesëtime territoriale,demografike e kulturore. �
Në sistemin politik shumëpartiak,u realizua ndarja e re administrative. Shqipëria u rajonizua në 36 rrethe. Organizimi politik i decentralizuar krijoi mundësi për zhvillim. Në vitin 2000,rrethet u bashkuan në 12 qarqe,bashkitë dhe komunat mbetën në kufijtë e përcaktuar në 1992. �Fragmentizimi i territorit solli krijimin e njësive vendore me popullsi tejet të ulët,ndaj lindi nevoja e një ndarjeje të re territoriale,bazuar në kritere shkencore.
2.NDARJA E RE ADMINISTRATIVE TERRITORIALE NË REP. E SHQIPËRISË
Pas miratimit të reformës së organizimit të ri administrativ,u studiuam kriteret e përdorura nga vendet e zhvilluara(Danimarkë,Suedi,etj). Si rezultat i reformës së organizimit të ri territorial,u eleminuan komuna dhe rrethi. Ndarja në nivel qarku nuk ndryshoi.
3.KRITERET E NDARJES ADMINISTRATIVE TERRITORIALE
Kriteri bazë në realizimin e reformës administrative territoriale është "zona funksionale". Me këtë koncept kuptojmë një hapësirë gjeografike,me ndërveprim të shpeshtë të banorëve e institucioneve,për qëllime ekonomike/sociale/kulturore/zhvillimore.
4.RAJONIZIMI ADMINISTRATIV TERRITORIAL-KRITER PËR INTEGRIMIN E SHQIPËRISË NË BE
Reforma e re e organizimit territorial,me 61 bashki dhe 12 qarqe krijon mundësi të mëdha për bashkëpunim ndërkombëtar dhe përfitimin e fondeve nga BE. Mund të përmendim marrëveshjen financiare mes BE dhe Shqipërisë(3.5milionë euro) për fuqizimin e qeverisjes vendore dhe përmirësimin e shërbimeve.