1 of 5

NËNTEMATIKA 5: RAJONET GJEOGRAFIKE TË SHQIPËRISË

MËSIMI 22: VEPRIMTARITË EKONOMIKE TË RAJONIT JUGOR

2 of 5

NËNÇËSHTJET QË DO TË TRAJTOHEN NË KËTË TEMË MËSIMORE:

1. KUSHTET NATYRORE DHE PASURITË DHE PASURITË KULTURORE QË FAVORIZOJNË ZHVILLIMIN EKONOMIK

2.EKONOMIA BUJQËSORE

3. INDUSTRIA

4. SEKTORI I TRETË

3 of 5

1. KUSHTET NATYRORE DHE PASURITË DHE PASURITË KULTURORE QË FAVORIZOJNË ZHVILLIMIN EKONOMIK

Pozita e favorshme gjeografike në brigjet e detit Jon nxit zhvillimin e turizmit e transportit detar. Ndërtimi gjeologjik është i larmishëm. Rajoni dallohet për qymyrgur,naftë e fosforite. Relievi kryesisht është malor,me praninë e tokave pjellore dhe luginave të Vjosës,Drinos,Shushicës. Klima është e ngrohtë dhe hidrografia e pasur.

4 of 5

2.EKONOMIA BUJQËSORE

Ekonomia bujqësore ka qenë tradicionalisht dega kryesore e ekonomisë. Pas tharjes së kënetave, bonifikimit të tyre dhe sistemimit të shtretërve të lumenjve u rrit pjelloria e tokës. Kultivohen agrume,ullinj,drithëra etj. Delvina ka toka bujqësore të shumta. Blegtoriq sot mban peshën kryesore në ekonominë bujqësore. Po ashtu edhe peshkimi zë vend të veçantë.

5 of 5

3. INDUSTRIA

Rajoni Jugor ka kushte të përshtatshme për zhvillimin e industrisë,që lidhen me pasuritë minerale,hidrografinë dhe lidhjen e këtij rajoni me të tjerët. Industria energjitike përfaqësohet nga 2 HEC-et e Bistricës. Industria ushqimore,ajo e lehtë dhe e materialeve të ndërtimit gjen zhvillim po ashtu

4. SEKTORI I TRETË

Në këtë rajon është zhvilluar transporti automobilistik e detar. Rol kryesor luan ai automobilistik(na lidh me Greqinë). Llojet e turizmit të zhvilluar: kulturor,malor,fetar,rural,historik.