NËNTEMATIKA 6: PABARAZITË DHE MUNDËSITË E ZHVILLIMIT RAJONAL
MËSIMI 1: PABARAZIA E ZHVILLIMIT SOCIAL-EKONOMIK MIDIS RAJONEVE TË SHQIPËRISË
1. TIPARET DALLUESE TË PABARAZIVE SOCIAL-EKONOMIKE TË RAIONEVE TË VENDIT TONË
Shqipëria përjeton probleme të mëdha të pabarazisë rajonale,të cilat kanë ekzistuar gjithnjë; madje kanë ardhur duke u thelluar pas vite '90. Deri në vitet '45,niveli social-ekonomik midis rajoneve ka qenë i njëjtë. Dallime përbënin kushtet natyrore të tyre,me të cilat jemi njohur në mësimet e kaluara. Ka disa faktorë që kanë ndihmuar krijimin e pabarazive: kushtet natyrore/infrastruktura/lëvizja e lirë e njerëzve/ pabarazia e trashëguar nga periudha të ndryshme. Psh Rajoni Perëndimor ka infrastrukturë më të zhvilluar se Rajoni Verior-Verilindor. Politikat e shtetit komunist thelluan pabarazitë. Lëvizja e lirë e njerëzve nga rajonet malore drejt Rajonit Perëndimor.
2. TREGUESIT QË SHPREHIN NDRYSHIMET MIDIS RAJONEVE
Këta tregues janë nga më të ndryshmit,si: treguesit demografikë,që lidhen me përqendrimin dhe shpërndarjen e popullisë. Pabarazia mes rajoneve është e theksuar duke qenë se popullsia përqendrohet në zona urbane,kryesisht në Rajonin Perëndimor. Kryeqyteti ka numrin më të madh të popullsisë,me dendësi 4 herë më të lartë se mesatarja e vendit. Rreth 70% e popullsisë është urbane dhe 30% është rurale. Në rajonet e tjera dallohet ulje e numrit të popullsisë dhe zëvendësimi i popullsisë qytetare me atë rurale.
4. TREGUESIT EKONOMIKË
Këta tregues dëshmojnë se Rajoni Qendror është më i zhvilluar se rajonet e tjera. Kjo ka të bëjë me aktivitetet dhe ndërmarrjet ekonomike. 60% e ndërmarrjeve ekonomike janë të përqendruara në kryeqytet. Aktivitetet ekonomike janë të shumta,ku mund të përmendim industrinë e lehtë,ndërtimtarinë,shërbimet. Tregues tjetër zhvillimor është pesha që zë sektori i parë në Prodhimin e Përgjithshëm Kombëtar. Rajoni Verior ka nivelin më të ulët ekonomik dhe ai Perëndimor më të lartin. Rajoni i Korçës ka perspektivë për zhvillim,falë burimeve të shumta natyrore/kapacitetit njerëzor/pozicioni i favorshëm gjeografik në kufi me Greqinë dhe Maqedoninë. Në viter 2013-2014 ekonomia e vendit u rrit me 1% dhe 1.8%. Edhe pse Shqipëria është një vend me të ardhura mesatare,niveli i varfërisë është ende i lartë.