NËNTEMATIKA 1: HAPËSIRA NË TRAJTIMIN GJEOGRAFIK RAJONAL
MËSIMI 3: RAJONI I BASHKIMIT EUROPIAN
NËNTEMAT QË DO TË TRAJTOHEN:
1.TREGU I PËRBASHKËT EUROPIAN
2.SHNDËRRIMI I TPE NË BASHKIMIN EUROPIAN
3.HAPËSIRA EKONOMIKE EUROPIANE
1.TREGU I PËRBASHKËT EUROPIAN
Marrëveshja për themelimin e TPE u nënshkrua në Romë,më 25 mars 1957,nga Franca,Gjermania,Italia,Belgjika,Holanda dhe Luksemburgu.
Qëllimet kryesore të Bashkimit Europian ose TPE ishin:�•Formimi i tregut të përbashkët të prodhimeve bujqësore�•Politikë e përbashkët në ekonomi�•Bashkimi i plotë ekonomik dhe monetar�•Këmbim i mallrave,shërbimeve,fuqisë punëtore
2.SHNDËRRIMI I TPE NË BASHKIMIN EUROPIAN
Më 7 shkurt 1992 u nënshkrua Marrëveshja e Mastrihtit,ku Tregu i Përbashkët Europian mori emrin Bashkimi Europian. Kjo marrëveshje synonte zhvillimin e mëtejshëm ekonomik dhe përballimin e gjendjes së rëndë ekonomike,sidomos papunësisë. Po ashtu,krijimin e një tregu unik,pa pengesa doganore. Më 1 janar 2002 hyri në qarkullim monedha e përbashkët europiane,euroja.
3.HAPËSIRA EKONOMIKE EUROPIANE
BE përfaqëson rajonin më të madh ekonomik dhe tregtar në botë. Nga nr i popullsisë renditet në vendin e tretë. Marrëveshja Shengen shpreh qarkullimin e lirë të qytetarëve. Shtetet më të fuqishme të BE janë Gjermania,Franca,Italia dhe Spanja. Të ardhurat më të larta për frymë i ka Austria,vendet e Beneluksit dhe ato skandinave.
SHTETET ANËTARE TË BASHKIMIT EUROPIAN
Në 1973 u anëtarësua Britania,Irlanda dhe Danimarka.�Në 1981 u anëtarësua Greqia,kurse në 1986 Spanja dhe Portugalia.�Në 1995 anëtarësohet Suedia,Finlanda,Austria�Në 2004 anëtarësohen 10 shtete të Lindjes: Estoni,Letoni,Lituani,Poloni,Republika Çeke,Sllovaki,Hungari,Slloveni,Maltë,Qipro.�Në 2007 Rumania dhe Bullgaria; në 2013 Kroacia.
Pas largimit të Britanisë,sot BE përbëhet nga 27 vende anëtare