1 of 3

NËNTEMATIKA 5: RAJONET GJEOGRAFIKE TË SHQIPËRISË

MËSIMI 7: SEKTORI I TRETË I EKONOMISË NË RAJONIN PERËNDIMOR

2 of 3

KUSHTET NATYRORE DHE SHOQËRORE TË ZHVILLIMIT

Zhvillimi i ekonomisë së tregut dhe shoqërisë nxiti nevojën e zhvillimit të sektorit të tretë të ekonomisë.Në këtë sektor bëjnë pjesë tregtia,transporti,turizmi dhe shërbimet. Këto degë japin kontributin më madhor në të ardhura monetare. Rajoni Perëndimor ofron kushte natyrore të përshtatshme për zhvillimin e sektorit të tretë të ekonomisë. Ky rajon ka vijë bregdetare rreth 200 km të gjatë dhe klimë mesdhetare,faktorë që ndikojnë në zhvillimin e turizmit bregdetar. Monumentet kulturore dhe natyrore ndikojnë në zhvillimim e turizmit kulturor,rural dhe të gjelbër. Relievi fushor mundëson zhvillimin e transportit automobilistik dhe hekurudhor.

TRANSPORTI NË RAJONIN PERËNDIMOR

Pas viteve '90 filloi ndërtimi i rrugëve moderne,autostradave dhe superstradave. Sot,rajoni Perëndimor ka rrjetin më të gjatë dhe të zhvilluar rrugor në vend. Dallojmë disa lloje transportesh: 1.Transporti automobilistik,përmes së cilit lidhen qytetet kryesore mes tyre, dhe shkurtohet distanca,psh Tiranë-Elbasan apo Tiranë-Vlorë. �2.Transporti detar,zhvillimi i së cilit favorizohet nga pozita gjeografike. Rol kryesor luan Porti i Durrësit në transportin e tregtinë ndërkombëtare. Dallojmë dhe portin e Vlorës,Shëngjinit. �

3 of 3

TREGTIA DHE SHËRBIMET

Një traditë e hershme e Rajonit Perëndimor është prodhimi,tregtimi dhe eksportimi i produkteve.Nr më i madh i të punësuarve punojnë në sektorin e tretë të ekonomisë. �Turizmi në rajonin Perëndimor sjell të ardhura të shumta në ekonominë e vendit. Rajoni ofron kushte për zhvillimin e llojeve të ndryshme të turizmit. Plazhi i Shëngjinit,Vlorës,Parqet Kombëtare të Dajtit,Divjakës,Laguna e Karavastasë,etj tërheqin turistë të shumtë. Në këtë rajon gjenden dhe objekte arkeologjike,kala,qytete-muze. Zhvillimi i turizmit nxit zhvillimin e infrastrukturës,transportit,tregtisë së produkteve bujqësore,blegtorale,artizanale.

3. Transporti hekurudhor,i zhvilluar më së shumti në vitet e diktaturës. Sot ka rënë pesha e këtij transporti.�4. Transporti ajror,ku i vetmi aeroport ndërkombëtar është "Nënë Tereza".�