Zgjidhni TBU! Përfitoni nga Bursat e Studimit!
Tirana Business University (TBU) njihet gjerësisht si shkollë e lartë e fokusuar te cilësia dhe harmonizimi i formimit teorik me aftësimin në praktikë.

TBU ka si përparësi punësimin e studentëve, duke krijuar mundësi të praktikave profesionale të përvitshme në mbi 50 kompani të mëdha shqiptare, organizata dhe institucione, me qëllim që studentët të përfitojnë përvojë, punësohen mundësisht përpara diplomimit, dhe të rrisin perspektivat e pozicionimit në punë.

Kuotat e pranimeve në TBU janë të kufizuara. Për vitin akademik 2016 - 2017, TBU do të pranojë mesatarisht rreth 25 studentë për çdo program studimi të ciklit Bachelor, si vijon:

a) Administrim Biznesi, me profil Menaxhim;
b) Administrim Biznesi, me profil Marketing;
c) Administrim Biznesi, me profil Kontabilitet & Financë;
d) E Drejtë Biznesi.

TBU ofron 4 lloje bursash studimi të plota ose të pjesshme, si vijon:

1. Bursa e Ekselencës

Për nivelet e mesatares së notave: 8.50 - 8.99; 9.00 - 9.49 dhe mbi 9.50, TBU jep bursë studimi në masën respektive 50%; 75% dhe 100% të tarifës së studimit prej 2500 euro/viti akademik.

2. Bursa e Talenteve

Për aplikantët/talentet e shquar kombëtare dhe/ose ndërkombëtare në art, kulturë, sport dhe fusha të tjera të jetës.

3. Bursa Sociale

Për aplikantët në vështirësi ekonomike, sociale, shëndetësore apo nga shtesa sociale në nevojë, pavarsisht nga nota mesatare.

4. Bursa "Sipërmarrësit e së Nesërmes" Vs "Juristët e së Nesërmes"

Për pjesëmarrësit në secilin konkurs, ofrohen disa kategori çmimesh dhe fituesish për individë dhe ekipe.

Ps. Në rast se aplikanti/studenti plotëson kriteret e më shumë se një lloj burse, ai përfiton bursën me përparësinë më të madhe financiare për të.

Suksese! :)

Next
Never submit passwords through Google Forms.
This content is neither created nor endorsed by Google. Report Abuse - Terms of Service - Additional Terms