Aplikim për Pjesëmarrje
Modeli Simulues i Institucioneve të BE-së 2017
Lëvizja Europiane në Shqipëri (EMA) me mbështetjen e European Movement International dhe Programit Europe for Citizens ju fton të merrni pjesë në aktivitetin Modeli Simulues i Institucioneve të BE-së 2017, që do të organizohet në kuadër të Muajit të Europës. Qëllimi i kësaj iniciative është rritja e njohurive të studentëve mbi vendimmarrjen dhe procedurat legjislative në institucionet e BE-së, si dhe përmirësimin e aftësive të tyre negociuese.

Aktiviteti përmban një Trajnim mbi proceduarat, rregulloren e vendimmarrjes së Këshillit të Ministrave të BE-së, si dhe Komisionit dhe Parlamentit Europian (dt. 26 maj); dhe do të finalizohet më datë 2 qershor me Simulimin e Institucioneve, ku 60 studentët e përzgjedhur do të performojnë rolet e përcaktuara.

Në përfundim të aktivitetit studentët do të pajisen me certifikata pjesëmarrjeje. Ndërkohë që 3 studentët e dalluar do të vlerësohen me çmim nga një juri e përbërë nga ekspertë të fushës së Integrimit Europian, përfaqësues të shoqërisë civile dhe fushës akademike. Tema e përzgjedhur për Modelin e institucioneve të BE-së, është mbi reduktimin e ndotjes së ajrit në BE.

Simulimi do të zhvillohet në gjuhën shqipe.

Studentët duhet të jenë të paktën në vitin e tretë të nivelit të studimeve Bachelor, dega Drejtësi, Shkenca Sociale, Shkenca Komunikimi. Ftohen të marrin pjesë studentë nga universitetet publike dhe private si brenda Tiranës ashtu dhe nga qytete të tjera të Shqipërisë.
Të gjithë të interesuarit luten të plotësojnë Aplikimin online që gjendet më poshtë.
Afati i fundit i aplikimit është data 24 maj 2017, ora 13:00.


Kontaktet Personale
Emër Mbiemër
Your answer
Datëlindja
MM
/
DD
/
YYYY
Vendbanimi
Your answer
Adresa juaj e e-mailit
Your answer
Institucioni i Arsimimit (Dega, Fakulteti, Universiteti)
Your answer
Viti i Studimit:
Interesi mbi Aktivitetin
1. Shprehni interesin tuaj për të qenë pjesë e Simulimit. (max. 500 karaktere)
Your answer
2. A keni marrë pjesë në aktivitete të tjera të ngjashme si brenda dhe jashtë vendit? Nëse po, specifikoni. (max. 500 karaktere)
Your answer
3. Rëndisni sipas interesit dhe dëshirës institucionet që doni të përfaqësoni :
1
2
3
Këshilli i Ministrave të BE-së
Komisioni Europian
Parlamenti Europian
4. Shpjegoni arsyet e përzgjedhjes? (max. 500 karaktere)
Your answer
5. Niveli juaj i Anglishtes
Disa nga materialet informuese dhe orientuese mbi tematikën e përzgjedhur që do të shpërndahen me të rinjtë e përzgjedhur do të jenë në anglisht.
A1/A2 Elementare
B1 Mesatare
B2 Mbi Mesatare
C1/C2 E avancuar
Speaking
Reading
Writing
Listening
Ju faleminderit! Të përzgjedhurit do të njoftohen me e-mail brenda datës 25 maj
*Për studentët që vijnë nga universitetet e qyteteve të tjera do u mundësohet rimbursimi i transportit.
Submit
Never submit passwords through Google Forms.
This content is neither created nor endorsed by Google. Report Abuse - Terms of Service - Additional Terms