Formular Aplikimi Viti Akademik 2024-2025
TESS – Tirana Esthetics and Style School është frymëzuar nga dëshira për ta bërë estetikën dhe të bukurën pjesë të jetës së përditshme, kudo. TESS është shkolla e parë, e vërtetë, e cila krijon profesionistë me njohuri të plota në programet :
- Estetikë
- Make Up Artist
- Hair Artist
Me bashkëpunimin e kompanive të njohura në botë MAKE UP FOR EVER, Davines dhe Comfort Zone dhe me staf të specializuar në make up, estetikë, parukeri, dermatologji, psikologji, ligj, menaxhim, marketing, art, fotografi dhe sociologji, TESS do t’i aftësojë studentët me njohuritë e duhura për t’u bërë profesionistë të suksesshëm.
Ky është një formular aplikimi për të gjithë ata që janë të interesuar të regjistrohen në programet e shkollës TESS.
Ju lutemi të plotësoni të gjitha të dhënat e kërkuara.
Pasi të keni aplikuar do të kontaktoheni nga sekretaria e shkollës.