THIRRJE PËR KONSULTIM PUBLIK
Me miratimin e Ligjit Nr. 102/2020 “Për Zhvillimin Rajonal dhe Kohezionin”, Fondi Shqiptar i Zhvillimit është Autoriteti Përgjegjës për avancimin e Reformës së Zhvillimit Rajonal në Shqipëri.
Fondi Shqiptar i Zhvillimit në funksion të përgatitjes së paketave të investimit për Programin Operacional 2022-2028, miratuar me Vendim të Bordit Drejtues Nr. 225 Datë, 23.03.2022, po ndërmerr një proces konsultimi me aktorët kyç të zhvillimit rajonal në vend si dhe grupet e interesit apo individ.
Fondi Shqiptar i Zhvillimi vlerëson partneritetin me ju, parimin kryesor ku mbështetet veprimtaria e tij dhe ju fton për bashkëpunim në këtë proces të rëndësishëm.
Në këtë kuadër,  do të vlerësonim plotësimin e pyetësorit të përgatitur bashkëlidhur për Drejtimin 3 të Programit Operacional "Inovacion dhe Energjizimin e aktivitetit prodhues rajonal dhe vendor"  ,  i cili do të jetë baza për orientimin e investimeve për periudhën 7-vjeçare për zhvillimin rajonal e lokal të vendit.
Në fund të pyetësorit është lënë një hapësirë e veçantë për dërgimin e koncept ideve për ndërhyrje të cilat përputhen me drejtimet dhe kategoritë e Programit Operacional 2022-2028.
Sign in to Google to save your progress. Learn more
Emër Mbiemër *
Institucioni *
Pozicioni *
Rajoni *
Bashkia *
Bazuar në dokumentet strategjikë dhe planet buxhetore afatmesme, nevojat dhe sfidat (nëse përfaqësoni institucion shtetëror), apo në këndvështrimin tuaj si qytetar, OJF, biznes, etj., lutemi vlerësoni drejtimin dhe kategoritë e ndërhyrjes si më poshtë, për zhvillimin e zonës ku jetoni.                         Vlerësimi të bëhet sipas rendit të rëndësisë ( 1-Më pak i rëndësishëm, 3- Rëndësi mesatare dhe 5-Tepër i rëndësishëm).
Drejtimi 3: Nderhyrje zhvilluese per inovacion dhe energjizimin e aktivitetit prodhues, rajonal dhe vendor
Drejtimi i transformimit ekonomik do të fokusohet tek transformimi i prodhimit në nivel rajonal dhe vendor duke e orientuar atë drejt inovacionit.
Kombinimi i inovacionit në prodhim me stimulimin e partneriteteve ekonomike, me ndërhyrjet ne infrastrukturën ekonomike si dhe mbështetjen e start-upeve dhe inkubatorëve të ideve do të krijojë infrastrukturën dhe habitatin e nevojshëm për kalimin e ekonomisë prodhuese në një nivel tjetër që nuk shkëmben vetëm lëndë të parë por kalon në nivel më të lartë në zinxhirin e vlerës dhe fillon të operojë në sektorë ekonomikë më të sofistikuar me normë të lartë fitimi.
3.1. Ndërhyrje për ngritjen dhe funksionimin e qëndrave inkubatore triplex të sipërmarrjeve të reja *
Ndërhyrjet e kësaj kategorie do të synojnë transformimin e infrastrukturave publike ekzistuese në qendra të inkubimit të ideve të reja të sipërmarrjes dhe të gjenerimit të startapeve kryesisht në fashën e të rinjve.Procesi i inkubacionit do të synojë identifikimin e ideve të suksesshme, kapërcimin ose mbylljen e hendekut midis idesë së sipërmarrjes së re dhe fazës së aplikimit.Inkubatorët janë menduar të ngrihen dhe të ndërtohen në secilin rajon me qëllim diversifikim e funksioneve të tyre bazuar në larmishmërinë e sektorëve kryesore të ekonomisë në rajonet e vendit. Synohet ngritja dhe funksionimi i këtyre inkubatoreve triplex në zonat me zhvillim të Shqipërisë duke përfshirë qendrat me ekonominë më të zhvilluar të secilit rajon. Synohet ringritja e inkubatorit të Mikpritjes dhe Turizmit, Arkitekturës dhe Ndërtimit, Informacionit dhe Teknologjisë, Ushqimit dhe produkteve natyrore, Komunikimit dhe Transportit, etj.
3.2. Ndërhyrje për ngritjen dhe funksionimin e laboratorëve të produktit inovativ dhe teknologjive të reja *
Kjo ndërhyrje ka të bëjë me krijimin e laboratorëve të përbashkët mes qendrave të dijës dhe sipërmarrjes me qëllim orientimin e sipërmarjes drejt inovacionit dhe teknologjive të reja të bazuara mbi kërkim shkencor dhe modele të aplikuara.Kjo përqasje do të ulte riskun e sipërmarrjes dhe do të përshpejtonte proceset e riorientimit të produkteve të bizneseve ekzistuese drejt tregjeve të reja, standarteve të reja, cilësisë dhe fitimit më të lartë.Laboratorët e produktit inovativ dhe teknologjive të reja njihen ndryshe me termin Lab’s. Këto laboratorë janë të produkteve të ndryshme si Hardware, Design, Art, Kulinari, Ekonomi, Politikë, Urbanistikë, etj
3.3. Ndërhyrje jetëzuese për transformimin e vlerave të braktisura në mundësi zhvillimi rajonal dhe vendor (Recycling Economy) *
Kjo kategori ndërhyrjesh synon riciklimin e strukturave të vdekura apo të degraduara që gjenden në territor dhe që përveçse nuk gjenerojnë ekonomi, krijojnë degradim urban, devalorizim të vlerës së tokës, dëmtim të mjedisit dhe kosto për mirëmbajtjen apo pastrimin e tyre.Fokusi i ndërhyrjes është rikonceptimi i tyre në formate ekonomike të cilat gjenerojnë të ardhura për të mbuluar kostot e investimit, operimit, por edhe që gjallërojnë territorin ku ndodhen duke e rivalorizuar, branduar dhe orientuar sipërmarrjen drejt një profili ekonomik të qartë.
3.4. Ndërhyrje për ngritjen dhe vënien në funksionim të zonave të përqëndruara ekonomike (clustera), duke pilotuar forma të organizimit të sipërmarrjes, rajonale dhe vendore *
Kjo ndërhyrje ka të bëjë me tranformimin e hapësirave të dhëna në territor në koncept ekonomik që bazohet tek specializimi i bizneseve në një sektor specifik, organizimi i tyre dhe synimi i uljes së kostove së operimit, kapja e segmenteve të reja të tregut, krijimi i masës specifike në prodhim dhe shitje etj. Në këtë kontekst, parashikohet mbështetje për krijimin dhe funksionimin e disa tipologjive parqesh, të tipit: park teknologjik, park biznesi, park fermerësh, etj. Njëkohësisht parashikohet ngritja e rrjetit të integruar të muzeve, etj.
3.5 Ndërhyrje për ngritjen dhe vënien në funksionim të tregjeve fizikë dhe virtual, multifunksional dhe turistik, rajonal dhe vendor *
Me këtë ndërhyrje synohet të arrihet transformimi i tregjeve nga një hapësirë fizike e kufizuar ku shkëmbehen mallra të një kategorie në një hapësirë multifunksionale që diversifikon interesin e klientëve duke zgjeruar klientelën.Një organizim i tregjeve aktuale duke përmirësuar shërbimet dhe produktet dhe tranformimi i këtyre tregjeve, ku përveçse mundësisë së blerjes së mallrave do të ketë mundësi të kalohet kohë e lirë, duke parë proçese të jetës rurale, mund të vizitohen dhe njohen zonat ku ndodhen tregjet.Tranformimi i tregjeve do të jetë i ndryshëm bazuar në tipologji të ndryshme. Ky transformim synon kthimin e tregjeve të zakonshëm në supertregje, zona pushimi, pika shërbimi apo pit stope me të gjitha shërbimet e nevojshme. Disa shembuj për tregje të tranformuar janë tregjet e gjesë së gjallë, tregjet mikse me profil bujqësor, fshatar, tregje on line etj.
Lutemi përshkrimin me poshtë të koncepteve/projekteve konkrete, nëse keni propozime konkrete, (duke specifikuar dhe referencën e drejtimit dhe kategorinë  përkatëse)
Titulli i projektit *
Kategoria e ndërhyrjes *
Objektivi i përgjithshëm *
Justifikimi/përshkrimi i nevojës   *
Përshkrimi i projektit *
Rezultatet e pritshme *
Përfituesit *
Buxheti i përafërt i vlerësuar *
Next
Clear form
Never submit passwords through Google Forms.
This content is neither created nor endorsed by Google. Report Abuse - Terms of Service - Privacy Policy