Studentët për Qeverisjen e Mirë - Forumi Kombetar i Studenteve Shqiptar
Qendra Shqiptare për Qeverisjen e Mirë me mbështetjen e Fondacionit Konrad Adenauer dhe me bashkëpunimin e ngushtë të Student Economic Forum, Forumit Kombetar të Studentëve Shqiptar dhe Albanian Young Leaders Forum ka kënaqësinë t’ju ftoj të bëheni pjesë e forumit me temë “Studentët për Qeverisjen e Mirë”, i cili do të mbahet me datë (E merkurë) 21 Nëntor 2018, Ora 17:00 – 19:00, Vendi: Tirana International Hotel, Salla "Akernia".

Forumi është konceptuar të jetë një takim i hapur diskutimi ndërmjet studentëve, drejtuesve të universiteteve, politkanëve dhe vendimmarrësve. Ky forum ka si qëllim të bashkoj dhe përball studentët me njëri-tjetrin, me politikbërësit, me vendimmarrësit dhe me drejtuesit e institucioneve të arsimit të lartë.

Forumi Kombëtar i Studentëve Shqiptar beson fort në vlerat, parimet dhe të drejtat europiane të studentëve, ndaj ka një ftesë të sinqertë për çdo student/e, të ri/re, maturant/maturante i/e cili/a e ndjen veten pjesë të këtyre vlerave dhe beson fortë se kërkon ndryshimin e realitetit studentor shqiptar, atherë është i/e mirëpritur të bëhet pjesë e këtij forumi dhe konkursit “StudentsProblem”.

► Si mund të bëhesh pjese e konkursit “StudentsProblem”?

Student, të rinjtë dhe maturantët të cilët dëshirojnë të marrin pjesë në konkursin “StudentsProblem” duhet të dërgojnë në linkun e mëposhtëm të aplikimit një ese e cila duhet të ketë në fokus sfidat dhe problematikat e studentëve shqiptar në kuadrin e qeverisjes së mirë. Afati përfundimtar i dorëzimit të ese-ve është data 11 Nentor 2018. Ese-ja duhet të jetë jo më pak se 800 fjalë (max 2 faqe A4), madhësia e shkrimit 12, Times New Roman, struktura dhe stili i ese-së është e lirë.

► Kush mund të aplikoj?

- Studentët
- Të rinjtë
- Maturantët


► APLIKO KËTU:
https://docs.google.com/forms/d/e/1FAIpQLSe8xcRH8a7zh2f3-zXy59gj2irlCEffsZZYlsgmxrd8zlNCHQ/viewform

► Ceremonia e ndarjes së cmimeve

(E merkurë) 21 Nëntor 2018, Ora 17:00 – 19:00, Vendi: Tirana International Hotel, Salla "Akernia".

► Çmimet e Konkuresit

Në këtë konkurs do të përzgjidhen fituesit e 3 eseve më të mira, të cilët do të vlerësohen me çmimet e mëposhtme.

Çmimi parë – 300 euro
Çmimi dytë – 200 euro
Çmimi tretë –100 euro


► Të gjithë pjesëmarrësit e konkursit do të paisen me Certifikatë Pjesëmarrje.

► Menyra e vlerësimit

- 50% e vlerësimit do të mbështetet në impakti që do ketë ese-ja në rrjetet sociale, dhe 50% nga një juri profesionistësh të përzgjedhur.

► Botimi Ese-ve

Të gjitha ese-të që do të përzgjidhen për të qënë pjesë e këtij konkursi do të botohen në një libër të vetëm, i cili do të shpërndahet ditën e organizimit të këtij forumi.

► Për çdo paqartësi na kontaktoni në:

e-mail: fes@ubt.edu.al ose
ne faqen tonë të facebook-ut Student Economic Forum

Emri *
Your answer
Mbiemri *
Your answer
Ditëlindja *
MM
/
DD
/
YYYY
Email *
Your answer
Adresa *
Your answer
Phone number *
Your answer
Ju jeni? *
Përse dëshironi të merrni pjesë në forumin me temë "Studentët për Mirë Qeverisje" të Forumit Kombëtar të Studentëve Shqiptar?
Your answer
Si i vleresoni efektet e reformës arsimore në sistemin e arsimit të lartë? *
A mendoni se mund të garantohet arsim publik falas për studentët në Shqipëri ? *
Vendosni ESE-në tuaj në hapësirën e mëposhtme *
Your answer
Vendosni në hapësirën e mëposhtme linkun e një prej fotove tuaja ose një foto që lidhet me problematiken/çeshtjen që trajton ese-ja juaj. *
Your answer
Submit
Never submit passwords through Google Forms.
This form was created inside of Agricultural University of Tirana. Report Abuse - Terms of Service