Laboratori virtual i Inovacionit - ICTSlab
Me shpalljen e koronavirusit një pandemi nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, shkolla e institucione e edukimi në mbarë botën janë vënë në kërkim të mundësive të reja të mësimdhënies dhe mësimnxënies përmes teknologjisë në përpjekje për të parandaluar përhapjen e COVID-19.
Qendra e Inovacionit ICTSlab vendos teknologjinë përballë COVID-19 me platformën e klasave virtuale.

Fëmijët që janë pjesë e ICTSlab përmes klasës virtuale do të kenë mundësi gjithashtu të përfundojnë kurset e lëna përgjysmë e madje edhe të fillojnë të reja.

Scratch, Python dhe Cyber Security janë klasat virtuale të cilat do të ofrohen përmes platformës së re e cila mund të aksesohet në: https://virtual.ictslab.com/

Platforma e mësimit nga shtëpia është e aksesueshme në web përmes desktopit dhe ofron deri në tre klasa paralele me 15-20 pjesëmarrës, klasa të dedikuara për çdo mësues, komunikim audio dhe video, ndarje të ekranit të kompjuterit, dërrasë të bardhë, realizimin e anketave, shpërndarjen e dokumenteve si PPT, YouTube, Doc, PDF etj.
Fëmijët e grupmoshës 10-14 vjec do të trajtohen me prioritet në hapjen e klasave të para për ta.
Adoleshentët e grupmoshës 15-19 vjec do të kontaktohen gjithashtu menjëherë sapo të kemi filluar klasat e fëmijëve.

Secila klasë virtuale do të zgjasë 60-75 minuta dhe do të zhvillohet një herë në javë secila.

Pasi të keni plotësuar këtë formular për shprehjen e interesimit, ju do të kontaktoheni nga Qendra Laboratorike e Inovacionit ICTSlab për t'ju komunikuar oraret e klasave në vijim.

ME RENDESI:
* Ju do të kontaktoheni sipas listës rendore të regjistrimeve. Ata të cilët do të regjistrohen të parët, gjithashtu do të kenë mundësi të fillojnë më shpejt procesin mësimor.
* Për nxënësit e grupmoshes 10-14 vjec të regjistruar me sukses, do të ofrohet mësim virtual Falas për një periudhë një mujore me frekuencen 1 here ne jave, 60-75 minuta mësim.

Kjo platformë mundësohet nga ICTSmedia (ICTSlab) dhe mbështetet nga Vodafone Albania
Email address *
Emri dhe Mbiemri i prindit *
Your answer
Emri dhe Mbiemri i fëmijës *
Your answer
Sa vjec është fëmija juaj? *
Your answer
Cilin nga kurset preferoni të ndiqni?
Phone number *
Your answer
Komente shtesë
Your answer
Submit
Never submit passwords through Google Forms.
This form was created inside of ICTSlab. Report Abuse