Trajnim Falas " Getting started with SPSS "
Trajnim për SPSS

Paketa statistikore për shkenca sociale ( SPSS ) është një program për analizimin e të dhënave statistikore dhe zgjedhjen feksi-bile të menaxhimit me të dhënat e papërpunuara e dizajnuar nga IBM . SPSS mund të marrë në konsideratë çdo lloj të skedarit për të i përdorur ato me qëllim të gjenerimit të raporteve statistikore, tabelave, shpërndarjeve normale, statistikat përshkruese dhe të kryejë analiza komplekse statistikore.

Pse ky trajnim për SPSS

SPSS është një program i përdorur gjerësisht për analiza statistikore në shkenca sociale. SPSS është një grup i fuqishëm i softuerëve për analitikë, raportim dhe modelimin e të dhënave. SPSS është paketë e zgjedhur e programeve ekzistuese analitike/statistikore që i mundëson përdorueseve që të analizojnë sasi të mëdha të dhënave sasiore dhe përdorimin e një game të gjerë të modeleve statistikore/analitike me qëllim të përpunimit dhe kryerjen e analizave statistikore me shpejtësi dhe saktësi gjatë përpunimit të tyre, të dhënat e përpunuara mund të jenë të studiueseve të tregut, të studiueseve të shëndetësisë , të sondazheve të ndërmarrjeve, qeverisë, studiueseve të arsimit, organizatave joqeveritare dhe qeveritare, agresioneve të marketingut dhe minatorëve të dhënave.

Funksionaliteti i SPSS varion nga më e thjeshta deri te më e avancuara : përmes testeve statistikore shumë më të sofistikuara deri tek llogaritja e frekuencave dhe krijimi i tabelave të kryqëzuara. SPSS është shumë i përshtatshëm dhe i zbatueshëm për të analizuar të dhënat e sondazheve, gjithashtu përmes SPSS duke shfrytëzuar gamën e gjerë të modeleve relativisht të thjeshta si llogaritja e frekuencave dhe krijimi i tabelave e grafikëve e deri tek ato më të avancuara si analiza e variancës, analiza statistikore multivariancës dhe analiza e grupimeve mund të krijohen modele parashikuese.

Rreth trajnimit për SPSS

Ky trajnim do t'ju mësojë bazat e përdorimit të SPSS . Kjo punëtori në SPSS do të përfshijë një numër të konsiderueshëm të praktikave, duke ju ofruar shembuj dhe ushtrime në një mjedis seminari. Kjo punëtori është e udhëhequr nga trajnerë me një përvojë të gjatë në përdorimin e suksesshëm të SPSS-it, kjo punëtori do të ju ndihmojë të shfrytëzoheni me sukses paketën softuerike për shkenca sociale ( SPSS ).

Qëllimi i trajnimit për SPSS

Qëllimi i trajnimit është të rrisë njohuritë dhe aftësitë e nevojshme të pjesëmarrësve për përdorimin e SPSS dhe të mundësojë atyre të shfrytëzojnë sa më shumë këtë paketë të fuqishme softuerike duke i lejuar ata të punojnë në mënyrë të pavarur me SPSS duke i përpunuar të dhënat e tyre dhe të ju sigurojë një themel të fortë në punën e avancuar me analizimin e të dhënave.

Objektivat e trajnimit për SPSS

o Të i njoftojë pjesëmarrësit me praktikën themelore të statistikave duke përdorur programin statistikor për shkenca sociale SPSS, një program statistikor i përdorur për menaxhimin e të dhënave dhe analizimin e tyre. Gjithashtu pjesëmarrësit do të mësojnë se si të kryejnë analiza themelore statistikore në SPSS në mënyre të pavarur.

o Të njoftojë pjesëmarrësit me praktikën e avancuar të statistikave duke përdorur programin statistikor për shkenca sociale SPSS, duke u përqendruar kryesisht në administrimin e bazës së të dhënave, statistikave përshkruese dhe grafikëve, statistikave themelore diferenciale me qëllim të krahasimit dhe lidhjeve ndërmjet tyre.

Përmbajtja e trajnimit për SPSS

Trajnimi është organizuar në module dhe secili modul mbulon një përmbajtje të arsyeshme për të mundësuar pjesëmarrëseve të kuptojnë dhe të avancohen me sukses në modulet e ardhshme.

Moduli 1: Ndërfaqja e SPSS-it dhe veçoritë
Moduli 2: Llojet e ruajtjes së të dhënave, masat dhe administrimi i të dhënave në SPSS
Moduli 3: Krijimi dhe redaktimi i grafikëve / grafikëve sasiorë dhe kategorikë
Moduli 4: Tabulimi i përparuar i të dhënave
Moduli 5: Vlerësimi i pikës dhe testimi i hipotezave
Moduli 6: Analiza diferenciale
Moduli 7: Seritë kohore dhe analiza e panelit

Rezultatet e trajnimit për SPSS

Në fund të trajnimit , pjesëmarrësit duhet të jenë në gjendje:

o Të kryejnë një gamë të gjerë të detyrave për menaxhimin e të dhënave me programin statistikor SPSS,
o Të kuptojnë punën themelore me programin statistikor SPSS dhe të kryejnë analiza themelore statistikore,
o Të kryejnë detyra në menaxhimin e bazës së të dhënave, statistikave përshkruese me grafikë dhe statistikave themelore diferenciale me qëllim të krahasimit dhe lidhjeve ndërmjet tyre,
o Të kryejnë kontrollimin e të dhënave dhe të krijojnë tabela të thjeshta dhe modele të komplikuara statistikore.
o Të kryejnë analiza të përparuara në SPSS.

Çfarë është e nevojshme të keni për të marrë pjesë në trajnimin për SPSS

Organizatat/ institucionet/ individët e interesuar pritet të kenë laptop personal përderisa marrin pjesë në puntori dhe individët që ndjekin ligjëratat mund të jenë nga çdo disiplinë. Ju lutem mos ngurroni të sillni të dhënat e juaja për praktikë ndërsa kryeni detyra të demonstruara nga trajnerët tonë . Nëse keni instaluar në loptopin tuaj aq më mirë. Sidoqoftë nuk është e domosdoshme që të keni SPSS në kompjuterin tuaj pasi që do t’ju pajisim me një version të përkohshëm për trajnim.

Kohëzgjatja

Ky është program trajnimi 1 ditor.

Vendi i realizimit

Trajnimi do të zhvillohet në Prishtinë dhe në Tiranë, për lokacionin e saktë do të ju njoftojmë si të formohet grupi, organizatat dhe individët që preferojnë të presin që kjo ngjarje të realizohet në vendndodhjen e tyre, inkurajohen të aplikojnë për rregullimin e përshtatur.

Kosto

Ky trajnim është falas ka vetëm një tarifë administrimi prej 10 Euro. Nuk ka asnjë kosto shtesë

Si të regjistrohemi për punëtori

Pjesëmarrësit e interesuar duhet të aplikojnë në vegzën e mëposhtme https://forms.gle/1M8dDFwkq3ZJJ8vA6 ose në email prishtinainstitute@gmail.com

Për pyetje të mëtejshme mund të telefononi në: +383 49 364 707
Shënim:

Madhësia e klasës është e kufizuar në 10 pjesëmarrës për të siguruar që secili pjesëmarrës të ketë mundësinë për të bashkëvepruar me trajnerin. Ju këshillohet të regjistroheni dy javë përpara datës së fillimit të trajnimit për përgatitje adekuate
Next
Never submit passwords through Google Forms.
This form was created inside of Universiteti Haxhi Zeka. Report Abuse - Terms of Service