Aplikim për Bordin Studentor
Çfarë është Bordi Kombëtar Studentor?
Bordi Kombëtar Studentor është një grupim ku studentët mund të bashkohen në mënyrë që të kenë një hapësirë ku të mund të krijojnë miq të rinj, të zhvillojnë aftësitë e tyre, të protestojnë për padrejtësitë që u bëhen, si edhe të jenë të përfaqësuar denjësisht dhe pa influencën e universiteteve ose aktorëve të tjerë.
Kush mund të bashkohet?
Bordi Kombëtar Studentor i ka dyert e tij të hapura për të gjithë studentët e universiteteve publike dhe private ne vend.
Si funksionon?
Ne jemi të ndarë nepërmjet një hierarkie të caktuar, ku rolin më të lartë në rradhët e studentëve e ka Presidenti. Për çdo universitet ekziston një përfaqësues i cili ka për detyrë të mbulojë çdo gjë që lidhet me universitetin e tij. BKS operon nëpërmjet Departamenteve ku çdo departament ka liderin e tij.
A është Bordi Kombëtar Studentor mbështetës i ndonjë partie politike?
JO. BKS është dhe do të jetë gjithnjë apartiake dhe pa asnjë mbështetje për ndonjë parti ose organizatë politike të caktuar.
A bëni ndonjëherë qef ju, apo vetëm punoni?
Patjetër që ne bëjmë qef. Përpiqemi që çdo javë të organizojmë një takim argëtues, si psh. mbrëmje me kitare, lojë voleyball, udhëtime, lojëra, etj.