Sustainability Leadership Kosova në bashkëpunim me partnerë të tjerë si Institute of GIS and Geospatial Technology of Kosovo (IGGTK), CorrelAid NL, Ramzy Ashraf Master Story kanë punuar në hartëzimin e platformës ku pasqyrohet qartë në mënyrë grafike shpyllëzimi që ka ndodhur në Kosovë përgjatë 20 viteve të fundit. Këtë platformë mund ta gjeni në
https://www.slkosova.org/mosemerrmalin-welcomeTashmë ekziston evidencë e mjaftueshme se sa sipërfaqe pyjore humbet çdo ditë në Kosovë, dhe se çfarë ka ndodhur me pyjet tona këto 20 vitet e fundit.
Duke e parë se gjendja e pyjeve në Kosovë ështe duke u degraduar në një shkallë të lartë, dhe duke marrë parasysh rëndësinë e pyjeve për sigurimin e ekosistemeve të shëndetshme, ruajtjes së biodiversitetit dhe trajtimin e ndryshimeve klimatike, ne besojmë se mirëqenia jonë dhe e kafshëve, si dhe gjendja e ekonomisë së qëndrueshme janë duke u rrezikuar. Ky rrezik i padukshëm buron nga rritja e shpyllëzimeve të shkaktuara nga aktivitetet njerëzore dhe nga shkaqet natyrore (zjarret).
Më 12 gusht, në kuadër të Sharri Outdoor Festival, SLK do të marrë pjesë me një punëtori dhe një panel diskutimi.
09:00 - 12:00 - Punëtoria #MoseMerrMalin
18:00 - 20:10 - Paneli i diskutimit
Çfarë mund të bëjmë në adresimin e këtij problemi?
Cilat janë zgjidhjet potenciale që ndikojnë në uljen e shpyllëzimit në Kosovë?
Ju ftojmë të na bashkoheni në këtë lëvizje që së bashku të parandalojmë shpyllëzimin masiv që është duke ndodhur çdo ditë.
Ju lusim që të plotësoni këtë formë në mënyre që të dijmë më shumë rreth jush dhe të bëjmë bashkim të ideve për të mirën gjenerale, dhe ti shpëtojmë pyjet tona.
E mirëpresim interesimin e juaj.