THIRRJE E HAPUR PËR APLIKIM
Ambasadorët e Rinj shpallin:

Thirrje për aplikim për grante deri në 2000 euro

Forumi për Iniciativa Qytetare FIQ, me financim nga Global Fund for Community Foundation (GFCF) ka filluar implementimin e projektit Ambasadorët e rinj, projekt ky i cili ka për synim të zhvillojë dhe të forcojë aktivizmin në komunitet. Ky projekt mbështetet po-ashtu nga Komuna e Vitisë dhe Kaçanikut.

Ambasadorët e rinj ftojnë grupet joformale të të rinjve nga Vitia dhe Kaçaniku të aplikojnë me projektet e tyre për ndryshime në komunitetin ku jetojnë. Këto projekte përkrahen me grante deri 1000 euro. Objektivi kryesor i kësaj thirrje është identifikimi dhe mbështetja e projekteve që sjellin ndryshime në komunitet.

Të gjithë të interesuarit për të aplikuar në këto grante duhet tu përmbahen kritereve te mëposhtme:

- Grupet të jenë joformale

- Mosha e aplikantëve 16 - 25

- Idetë duhet të jenë inovative dhe të kenë ndikim social në komunitet.


Të gjithë të interesuarit mund të aplikojnë deri më datën 26 Shtator 2017.

Projekti i juaj mund të bëjë ndryshimin në komunitet - Aplikoni!

Next
Never submit passwords through Google Forms.
This form was created inside of FIQ - Forumi per Iniciative Qytetare. Report Abuse - Terms of Service - Additional Terms