Promovimi i artit dhe veprave artizanale nëpërmjet "TAKIM DHE NJOFTIM" me Zanatlinjët.
Formulari i aplikimit

Qendra per Art dhe Komunitet - Artpolis organizon  promovimin e artit dhe artizanatit nëpërmjet "TAKIM DHE NJOFTIM" me zanatlinjët, si pjesë e projektit "Promovimi i diversitetit kulturor dhe mirëkuptimi përmes artit dhe përfshirjes së të rinjve"  dhe është pjesë e grantit financiar të projektit "Dialogu ndërmjet komuniteteve përmes ruajtjes gjithëpërfshirëse të trashëgimisë Kulturore" zbatuar nga UNDP Kosovë dhe financuar nga Instrumenti i Bashkimit Evropian për Stabilitet dhe Paqe - European Union's Instrument contributing to Stability and Peace (IcSP).

Kjo thirrje u dedikohet të rinjëve/rejave  të moshës 16-25 vjeç nga 4 komuna  (Gjakova, Mitrovica e Veriut, Prishtina dhe Gjilani) të pasionuar për artin, zanatet dhe punimet e dorës së parë me zanatlinjët e këtyre komunave të lartëcekura.
Në çdo qytet, gjatë ditës pjesëmarrësit/et do të vizitojnë 3-4 zanatlinjë , gra dhe burra. Zanatlinjët të cilët do te vizitohen, i përkasin zanateve të mëposhtme si: këpucëtar, rrobaqepës, poçar, krijues të instrumenteve, xhamprerësit, fotografët, stoli/punëdore.

Pas mbarimit të vizitave tek këta zanatlinjë, pjesëmarrësit do të ndajnë mendimet lidhur me vizitat dhe përvojen e tyre duke krijuar ese mbi mendimet, eksperiencën e tyre, si dhe ndikimin që kishte aktiviteti “Takim dhe Njoftim” në:

- Mësimin e gjërave  të reja për etnitë e ndryshme;
- Njohjen dhe familjarizimin me procesin e prodhimit të veprave artizanale;
- Mësimin rreth historisë së ndonjë procesi të veçantë të punës së artizanatit;
- Ngritjen e vetëdijes mbi aktivitetet e  përbashkëta që zanatlinjët gra dhe burra i përdorin në procesin e prodhimit  duke krijuar kështu një  të përbashkët për grupe të ndryshme etnike.

Kriteret e përzgjedhjes:
- Aplikuesit/et duhet të jenë nga këto komuna (Gjakovë, Mitrovicë e Veriut, Prishtinë, Gjilan)
- Aplikuesit/et duhet të jenë  16 - 25 vjeç
- Motivimi - Duke u bazuar në pyetjen  e mëposhtme:  Pse jeni  të interesuar që të jeni pjesë e këtye aktiviteteve?

Ju lutem aplikoni me së largu deri më 31 Janar 2019 në ora 23:59.

Vetëm kandidatët/et  e përzgjedhur/a do të kontaktohen.

Ekipi i Artpolis


Sign in to Google to save your progress. Learn more
Emri dhe mbiemri:
Data e lindjes:
MM
/
DD
/
YYYY
Vendbanimi:
Gjinia:
Numri i telefonit:
Email adresa:
Çfarë ju bën të interesuar për pjesëmarrje në këto aktivitete? (Ju lutemi bëni  një shpjegim të shkurtër mbi motivin tuaj  për të qenë pjesë e këtyre aktiviteteve - brenda një paragrafi)
Submit
Clear form
Never submit passwords through Google Forms.
This content is neither created nor endorsed by Google. Report Abuse - Terms of Service - Privacy Policy