Thirrje për aplikim: Çmim Gazetarie për Barazi Gjinore 2018
Instituti Demokraci për zhvillim, në kuadër të projektit "Leja prindërore për barazi gjinore" që financohet nga Qendra Ndërkombëtare Olof Palme dhe mbështetet nga Qeveria Suedeze, prezanton edicionin e parë të Çmimit e gazetarisë për barazi gjinore në Kosovë.

Qëllimi i Çmimit të Gazetarisë për Barazi Gjinore është të promovojë dhe të rrisë debatin rreth çështjeve dhe shkaqeve të pabarazisë gjinore që kanë të bëjnë me tregun e punës dhe të ndikojë në mënyrë të tërthortë në pabarazinë gjinore nëpërmjet presionit mbi vendim-marrësit që t’i ndryshojnë politikat. Në të njëjtën kohë, iniciativa synon të trajtojë në vazhdimësi temën e politikës së lejes prindërore.

Thirrja për aplikim për Çmimin e Gazetarisë për Barazi Gjinore 2018 është e hapur për të gjithë gazetarët/et që veprojnë në Kosovë dhe që në punën e tyre e kanë mbuluar çështjen e barazisë gjinore në treg të punës, veçanërisht duke theksuar rëndësinë e politikave siç është leja prindërore në Kosovë.

Fituesit në kategori të ndryshme do të shpërblehen me çmimin prej 500 € (pesëqind euro). Këto kategori janë:
• Storia më e mirë e shkurtër në video
• Storia më e mirë në audio
• Storia më e mirë e shkruar

Kriteret e vlerësimit:
Storiet/produktet e dorëzuara (me shkrim, audio, vizuale) do të vlerësohen bazuar në rëndësinë e tyre sa i përket temës kryesore të barazisë gjinore në treg të punës dhe lejen prindërore, duke përfshirë çështjet që lidhen me përpjekjet institucionale për të futur në përdorim masa specifike si politikat e lejes prindërore dhe direktivat e tjera të BE-së në Ligjin e Punës.

Në detaje, paneli vlerësues do t’i marrë parasysh kriteret e mëposhtme gjatë përzgjedhjes së fituesve/eve:
 Relevanca ndaj temës së barazisë gjinore dhe lejes prindërore në Kosovë;
 Cilësia e stories, përfshirë, objektiviteti, analiza kritike, mprehtësia në të kuptuar, qasja etike
 Gjithëpërfshirja dhe diversiteti: përpjekjet për të siguruar që etnitë, zërat dhe idetë e larmishme në Kosovë janë të përfaqësuara;
 Efekti që storia ka pasur në shoqërinë kosovare (dhe vazhdimësia e më pastajme nga vendim-marrësit, nëse ka të tillë);
 Kreativiteti dhe stili.

Afati për aplikim është: 30 shtator 2018 në orën 16:00 CET

Email address *
Emri dhe mbiemri (në rast se ka shumë autorë, ju lutem shënoni emrat e plotë dhe ndani me presje) *
Your answer
Data e lindjes (DD/MM/VVVV) *
Your answer
Adresa *
Your answer
Telefoni *
Your answer
E-mail adresa *
Your answer
Kategoria e aplikimit: *
Required
Titulli i stories *
Your answer
Mediumi që e ka publikuar/transmetuar storien (nëse aplikohet)
Your answer
Data e publikimit *
MM
/
DD
/
YYYY
Bashkëngjitë vegzën (linkun) së bashku me aplikacionin
• Video e postuar ose çfarëdo platforme online që është në dispozicion (p.sh. youtube/vimeo) ose në çfarëdo drajvi për bartje të fajlave (p.sh. wetransfer, dropbox).
• Fajl audio i postuar në çfarëdo platforme online që është në dispozicion (p.sh. soundcloud) ose në çfarëdo drajvi për bartje të fajlave (p.sh. wetransfer, dropbox). Artikull i publikuar në cilëndo media online ose në shtyp ose e skanuar dhe e postuar ose në çfarëdo drajvi për bartje të fajlave.
Vendose vegzën këtu: *
Your answer
Ju lutem jepni një përmbledhje të shkurtë deri në 200 fjalë *
Your answer
Submit
Never submit passwords through Google Forms.
This form was created inside of D4D. Report Abuse - Terms of Service - Additional Terms