Infrastruktura e Biznesit dhe Përfshirja e Diasporës
Ky pyetësor i adresohet shqiptarëve që jetojnë dhe punojnë në Diasporë.

Pyetësori është pjesë e një studimi, i cili ka për qëllim të analizojë karakteristikat demografike të Diasporës shqiptare, mundësinë e të bërit biznes në vendin e origjinës, analizimin e mekanizmave në funksion të Diasporës dhe kontributin e saj në zhvillimin socio-ekonomik të vendit.

Syohet krijimi i një databaze lidhur me karakteristikat e emigrantëve shqiptarë në botë, me qëllim nxitjen e kontakteve midis anëtarëve të Diasporës dhe rrjetit produktiv në Shqipëri, duke ofruar mundësi bashkëpunimi në hapjen dhe zhvillimin e bizneseve të reja.

Të dhënat tuaja dhe përgjigjet e pyetjeve nuk kërkojnë identifikim dhe do të trajtohen në mënyrë konfidenciale vetëm për qëllimin e lartpërmendur. Gjatë plotësimit të pyetësorit, ju lutemi jepni të dhëna të sakta.

Ju falenderojmë paraprakisht për kohën e kushtuar në plotësimin e këtij pyetësori,
Fondi Shqiptar për Zhvillimin e Diasporës
Next
Never submit passwords through Google Forms.
This content is neither created nor endorsed by Google. Report Abuse - Terms of Service - Privacy Policy