[Hulumtim kombëtar]                              Qëndrimet e të rinjve mbi politikën
Situata aktuale në skenën politike në Republikën e Maqedonisë së Veriut ka nxitur nevojën për të marrë të dhëna konkrete se si të rinjtë i shohin zhvillimet politike dhe sociale, cilat janë problemet e tyre më të urgjente lokale dhe kombëtare, nëse ata ndjejnë mundësi për ndikim dhe sa është besimi i tyre në institucionet.

Gjatë vitit 2025, Shoqata e Qytetarëve të Rinjtë munden, ka kryer hulumtimin “Qëndrimet e të rinjve mbi politikën” me qëllim që të marrë një pamje realiste të kulturës politike të të rinjve, të identifikojë pengesat kryesore për përfshirjen e tyre dhe të krijojë rekomandime për të forcuar rolin e tyre në proceset demokratike, duke përdorur dy qasje:
  1. Qasje cilësore nëpërmjet zbatimit të fokus grupeve
  2. Qasje sasiore duke kryer anketa online
Hulumtimi gjithashtu mbulon shprehitë për hulumtim, nivelin e edukimit politik, praninë e të rinjve në partitë politike, si dhe motivet ose pengesat për pjesëmarrje politike. Për më tepër, qëndrimet rreth zgjedhjeve të drejta dhe demokratike, përfaqësimit të të rinjve në institucione dhe gatishmërisë për veprim politik dhe qytetar analizohen në 5 fusha të ndryshme tematike:
  • Aktivizmi, pjesëmarrja qytetare dhe çështjet lokale
  • Edukimi politik dhe arsimimi
  • Pjesëmarrja e të rinjve në politikë
  • Besimi në skenën politike dhe institucionet
  • Zgjedhjet dhe votimi
Hulumtimi ka për qëllim të rinjtë në territorin e Republikës së Maqedonisë së Veriut të moshës 18-22 vjeç.

Hulumtimi “Qëndrimet e të rinjve mbi politikën” realizohet në kuadër të projektit All for You(th), i cili mbështetet financiarisht nga Komisioni Evropian.
Sign in to Google to save your progress. Learn more
Next
Clear form
Never submit passwords through Google Forms.
This content is neither created nor endorsed by Google. - Terms of Service - Privacy Policy

Does this form look suspicious? Report