Edicioni V: Laboratori i Debatit Universitar
Je një student aktiv, me mendim kritik dhe i motivuar që dëshiron të sfidosh veten? Je në kërkim të një eksperience unike tek e cila mund të përfshihesh së bashku me kolegët e tu? Nëse po, ky program është për ty!

SCiDEV hap thirrjen për skuadra studentore debatuese në kuadër të Edicionit të Pestë të Laboratorit të Debatit Universitar. Në këtë edicion, 14 Universitete nga Tirana, Durrësi, Elbasani, Shkodra, Vlora,  Korça dhe Gjirokastra do të përfshihen në një kompeticion debati, ku skuadrat përfaqësuese të çdo Fakulteti/Universiteti pjesëmarrës do të debatojnë mbi tema të lidhura mbi modelin social dhe zhvillimor te Shqiperisë me një fokus të veçantë në politikat rinore dhe ato arsimore. 

Aplikantët individualë dhe skuadrat debatuese të cilat do të përzgjidhen për t'u bërë pjesë e programit do të kenë mundësi të:

1. Trajnohen paraprakisht mbi tematikat dhe formatin e debatit si dhe mbi përdorimin efektiv të statistikave dhe burimeve.

2. Përfshihen në një kompeticion debati me skuadra debatuese nga 14 universitete të ndryshme në vend.

3. Të bëhen pjesë e rrjetit ALUMNI të Debatit Universitar.

4.   Aplikojnë për të marrë pjesë në Forumin e dytë Rinor të Debatit, me në fokus politikat arsimore në vend.

5. Përiftojnë certifikatë pjesëmarrjeje nga programi. 

Tre skuadrat më të mira do të përfitojnë çmime surprizë si dhe do të kualifikohen për t'u bërë pjesë e Fushatës "Nga Fjala Tek Veprimi", ku do të kenë mundësinë të zhvillojnë kapacitetet kërkimore, advokuese si dhe lidershipin në drejtimin e nismave rinore komunitare. 

Detajet e plota gjenden në Termat e Referencës të cilat mund të aksesohen këtu.

Për pyetje ose paqartësi mbi aplikimin ndjehuni të lirë të kontaktoni në emailin jesmina.sengla@scidevcenter.org



Sign in to Google to save your progress. Learn more
Rregullat e aplikimit 
  1. Ju mund të aplikoni individualisht apo në grup prej 3 personash për t'u bërë pjesë e programit.
  2. Grupet duhet të përbëhen vetëm nga studentë të të njëjtit Fakultet/Universitet
  3. Aplikantët e suksesshëm individualë do të grupohen nga grupi i punës i SCiDEV për të ndërtuar një skuadër.
  4. Kriteri kryesor për përzgjedhjen e aplikantëve/skuadrave është cilësia e aplikimit dhe motivimi për angazhim shoqëror konstruktiv në hapësirën universitare dhe komunitet. 
Jam student: *
Keni marrë pjesë në ndonjë nga edicionet e Debatit Universitar? *
Si mësuat për këtë thirrje? *
Next
Clear form
Never submit passwords through Google Forms.
This content is neither created nor endorsed by Google. Report Abuse - Terms of Service - Privacy Policy