Fizikantët regjistrojnë hapësirën kohore më të shkurtër
Fizikanët gjermanë vendosën një rekord të ri botëror duke regjistruar hapësirën kohore më të shkurtër të matur ndonjëherë, sipas Universitetit “Goethe”.
Studiuesit matën se sa kohë i duhet një fotoni për të kaluar një molekulë hidrogjeni dhe arritën në përfundimin se u deshën 247 zeptosekonda.
Një zeptosekondë është sa një e trilionta e një të miliardtës së sekondës.
“Fizikanët përdorën dritën me rreze X për të bërë matjen”, tha universiteti.
Sipas tij, hera e fundit që u vendos një rekord për periudhën kohore më të shkurtër ishte në 1999, kur kimisti egjiptian, Ahmed Zeëail mati shpejtësinë me të cilën molekulat ndryshojnë formën e tyre, që ndodh në fushën e femtosekondave.
Për nga madhësia, matja e re e fizikantëve është më e shkurtër se femtosekondat.