Rrugëtimi RISE: Formulari për aplikim
Në mbështetje të ideve të ndërmarrësisë sociale dhe zhvillimit të të rinjve të Ballkanit Perëndimor.

RISE - Regional Incubator for Social Entrepreneurs (Inkubatori Rajonal për Ndërmarrësit Social) është një projekt për të rinjtë e motivuar, të përkushtuar, të gatshëm për të mësuar dhe ndryshuar gjërat për përmirësimin e Ballkanit Perëndimor. Ne synojmë të mbështesim idetë tuaja të biznesit social që do ta bëjnë rajonin një vend më të mirë.

Rrugëtimi RISE është një program falas për t’u bërë pjesë, i përshtatur posaçërisht t'ju ndihmojë të mësoni, të rriteni dhe të bëni një ndryshim në botën përreth jush. Ne përqëndrohemi tek bashkëpunimi, shkëmbimi i ideve dhe mësimdhënie mes kolegëve për të marrë rezultate më të mira.

A keni një ide ose një zgjidhje inovative për një mënyrë të re ose më të mirë për t’ju qasur edukimit, fuqizimit femëror, kulturës, zhvillimit rural, shëndetësisë ose punësimit në komunitetin tuaj? Aftësitë, njohuria dhe eksperienca mbi ndërmarrësinë sociale do t’ju ndihmojnë të zgjidhni çështje dhe/ose sociale për të cilën ju jeni të apasionuar dhe ju ndihmon të gjeneroni të ardhura ndërkohë që e zhvilloni atë.

Rrugëtimi RISE gjithashtu ju mundëson që të bëheni pjesë e granteve të mobilitetit të veçantë dhe zhvillimit të biznesit në fazën e dytë të Rrugëtimit. Këto grante do t’ju ndihmojnë të eksploroni praktikat rajonale të ndërmarrjeve sociale dhe t’ju japin shtysën fillestare financiare.

RISE mbështet ndryshim sjellësit e rinj në bërjen e ideve të tyre realitet. Le të punojmë së bashku dhe të ngremë shoqëri më të mira!

Më shumë informacione për programin mund të gjeni në linkun:

www.risewb.org

Nëse keni pyetje apo nevojë për sqarime shtesë mund të kontaktoni- kaltrina.salihu@balkangreenfoundation.org
Email address *
Emri i ekipit tuaj ose titulli i iniciativës/idesë tuaj? *
A mund të gjendet ekipi juaj online? Nëse po, ku? (Facebook, LinkedIn, Instagram, Twitter etj.) *
Emri dhe mbiemri i personit të kontaktit ose drejtuesit të ekipit: (gjinia, viti i lindjes, vendbanimi, email, numri i telefonit, CV ose profili në rrjetet sociale, profesioni) *
Prej sa personash përbëhet ekipi juaj? Si janë emrat dhe mbiemrat e tyre, gjinitë dhe vitet e lindjes? *
Na tregoni pak më shumë për veten dhe ekipin tuaj! Cili është formimi juaj? Si jeni takuar? Keni punuar më parë sëbashku? Çfarë ju bën të besoni se mund të keni sukses? Çfarë ju bën ju një ekip të mirë? *
Sa shpesh jeni ju të disponueshëm për çdo javë për t’u përkushtuar në Rrugëtimin RISE? A e keni të mundur të merrni pjesë në një program ideimi në formatin online/virtual për një periudhë 4 mujore? *
Nëse ekipi juaj fiton një vend në Fazën e Inkubimit, ju do të keni mundësinë për t’u takuar, mësuar dhe ndarë me kolegë nga rajoni i Ballkanit Perëndimor. A mund të na thoni se përse kjo mund të jetë një eksperiencë dhe mundësi për ekipin tuaj? *
Si do t’a përshkruanit nivelin tuaj të anglishtes? Ju lutemi, kini parasysh që aktivtietet në vijim do të jenë në gjuhën Angleze *
Na tregoni pak më shumë mbi idenë tuaj dhe/ose sfidën që doni të adresoni (një përgjigje të shkurtër). *
Si arritët tek kjo ide/të identifikoni këtë sfidë? *
Çfarë problemi social ose mjedisor do të adresoni? Kë ose çfarë do të ndihmojë kjo ide? *
Përse është e rëndësishme për ju kjo tematikë? Përse është e rëndësishme për komunitetin tuaj? *
A keni një tashmë një plan se si do të implementoni idenë tuaj? Nëse po, ju lutem na tregoni më shumë *
A e shihni idenë tuaj si inovatore në komunitetin tuaj? Nëse po, si? *
A keni një plan se si të bëni para me idenë tuaj? *
Informacion shtesë (nëse keni diçka tjetër për të ndarë me ne e cila mund të na ndihmojë t’ju njohim më mirë, ju lutem ndajeni këtu) *
Si dëgjuat për RISE? *
Përse dëshironi t’i bashkoheni RISE? Cilat janë pritshmëritë tuaja? *
A ka marrë/zhvilluar ndonjë nga anëtarët e ekipit tuaj trajnim/mentorim/coaching ose suport financiar nga ndonjë program tjetër për idenë që keni ose ndonjë ide tjetër? Nëse po, ju lutem na tregoni cilin program. *
Klikoni këtu për të konfirmuar Termat dhe Kurshtet tona *
Required
Submit
Never submit passwords through Google Forms.
This form was created inside of Balkan Green Foundation. Report Abuse