APLIKACION PËR TRAJNIM DHE PUNË PRAKTIKE NË SEKTORIN E SHITJES ME PAKICË PËR GRATË E VISEVE RURALE
Deutsche Gesellschaft für Internationale Zusammenarbeit GmbH (GiZ) në kuadër të projektit “Rinia, Punësimi dhe Aftësimi Profesional” (Youth, Employment & Skills - YES) ka kontraktuar kompaninë D&D Business Support Center për implementimin e aktivitetit që synon integrimin e grave mbi moshën 25 vjeçare në sektorin e shitjes me pakicë.

Qëllimi i Projektit
Projekti: “Ofrimi i trajnimeve dhe punësimit të grave mbi moshën 25 vjeçare në sektorin e shitjes me pakicë”, ka për qëllim punësimin e grave nga viset rurale përmes aftësimit profesional të tyre dhe qasjes në punësim në sektorin e shitjes me pakicë.

Kush mund të përfitojë nga ky projekt?
Nga ky projekt do të përfitojnë 120 gra të moshës mbi 25 vjeçare, që janë të motivuara të punësohen në sektorin e shitjes me pakicë dhe që kanë njohuri bazike në shitje, të jenë banore të viseve rurale të Kosovës, specifikash të:
1. Regjionit të Prishtinës;
2. Regjionit të Prizrenit;
3. Komunës së Mitrovicës;
4. Komunës së Gjilanit; dhe
5. Komunës së Vushtrrisë.

Aplikuesja duhet të jetë:
- qytetare me vendbanim nga njëra nga regjionet/ komunat e lartëpërmendura;
- e gjinisë femërore;
- mbi moshën 25 vjeçare;
- e motivuar për punë në sektorin e shitjes me pakicë, si dhe
- të posedojë dokument valid identifikues të Republikës së Kosovës.

Çka do të përfitoni nga ky projekt?
Përfitueset e përzgjedhura nga ky projekt, do të përfitojnë:
1. Trajnim 5 ditor për t’u aftësuar në sektorin e shitjes, si dhe në fushat e aftësive të buta si: hulumtim i vendeve të
punës, prezantim dhe negocim, dhe teknikat bazike të TIK-ut;
2. Punë praktike me pagesë për tre muaj në sektorin e shitjes me pakicë;
3. Rrjetëzimi me punëdhënës potencial për punësim të qëndrueshëm.


Nëse plotësoni kriteret e lartëpërmendura dhe keni interesim për të përfituar nga kjo mundësi, ju lutem plotësoni aplikacionin më poshtë.

Afati i fundit për aplikim është deri më 25/11/2019.



Emri dhe mbiemri *
Nr. i telefonit *
E-mail adresa
Vendbanimi/ regjioni ose komuna *
Fshati *
Mosha *
Kombësia *
Niveli i shkollimit *
Drejtimi/ dega e shkollimit *
Statusi i punësimit *
Përvoja e punës. Ju lutem, përshkruani eksperiencën tuaj të punës deri më tani. *
A jeni të interesuara të punoni në sektorin e shitjes me pakicë? *
Nëse po, cila pozitë ju përshtatet më shumë?
Clear selection
A jeni e interesuar të punoni me orar të plotë (8 orë në ditë ose 40 orë në javë? *
Cili është statusi juaj martesor? *
Sa anëtar të familjes jeni? *
A keni ndjekur ndonjë trajnim më herët? *
Nëse po, specifiko?
Submit
Never submit passwords through Google Forms.
This form was created inside of D&D Business Support Center. Report Abuse