Programi 3-ditor "Mësojmë për Bashkimin Evropian"
Je një i ri/ e re në moshën 15-20 vjeçare dhe dëshiron të mësosh më shumë rreth Bashkimit Evropian?
Bashkia Mirditë ju fton të aplikoni në programin 3-ditor “Mësojmë për Bashkimin Evropian”, në kuadër të aktiviteteve informuese të Këndit të Bashkimit Evropian.
Objektivat e këtij programi janë:
• Pjesëmarrësit të njihen me Këndin e BE-së në Bashkinë Mirditë
• Të rinjtë të informohen për Bashkimin Evropian
• Të rinjtë të ndërgjegjësohen për rolin e tyre në procesin e Integrimit Evropian

Kur? 26-28 Dhjetor 2017
Kush mund të marrë pjesë? Të rinj (15-20 vjeçarë)
Ku? Pallati i Kulturës, Rrëshen, Mirditë
Gjatë tre ditëve do të trajtohen temat e mëposhtme:
1. Si lindi Bashkimi Evropian?
2. Institucione dhe organizma të BE-së
3. BE dhe Shqipëria (fakte)
4. Çfarë është integrimi evropian?
5. Vendet anëtare të BE-së
6. Cilat janë sfidat që duhet të përballojë Shqipëria në kuadër të procesit të integrimit evropian?
7. Konkurs njohurish

Për të aplikuar, ju lutemi plotësoni formularin e mëposhtëm:
Email address *
Emri Mbiemri *
Email *
Mosha *
Shkolla, klasa (ose universiteti) *
Përse dëshiron të marrësh pjesë në Program 3-ditor “Mësojmë për Bashkimin Evropian” *
Adresa *
Numër kontakti *
Submit
Never submit passwords through Google Forms.
This content is neither created nor endorsed by Google. - Terms of Service - Privacy Policy