Të dashur të rinj,
Ju ftojmë të merrni pjesë dhe të kontriboni në këtë hulumtim, i cili ka për qëllim identifikimin e aspekteve të mirëqenies së të rinjve të grupmoshave 15-29 vjec, në Komunat e Kosovës.
Ky hulumtim realizohet nga Instituti IREDS, në kuadër të projektit të hartuar nga Ministria e Kultures, Rinisë dhe Sportit (MKRS) dhe KYC, mbështetur nga Fondet e Bashkimit Europian.
Pjesëmarrja dhe kontributi juaj është shumë i rëndësishëm për të kuptuar më mirë çështjet që ndërlidhen me shëndetin mendor. Ju lutem jeni të sinqertë në dhënien e përgjigjeve tuaja në pyetjet e këtij pyetësori. Pjesëmarrja juaj në këtë hulumtim është anonime dhe informatat tuaja personale nuk do të zbulohen (emri e mbiemri etj), të cilat nuk ka nevojë të shenohen askund në pyetësorë.
Ju faleminderit për pjesëmarrjen dhe kontributin tuaj në këtë hulumtim!