Letër e hapur për Albin Kurtin, Kryeministër I Republikës së Kosovës, Lider i parties Vetëvendosja
Gjithandej neper botë njerëzit janë të shokuar dhe të mllefosur për arsye të gjenocodit në Gaza dhe diskriminimin dhe shtypjen e palestinenzëve ne Israel dhe West Bank.Për të gjithë ata që janë subjekt të shtypjes nacionale, etnike, ose racore, për të gjithë ata të cilët luftojnë shtypjen e cfarëdo lloji dhe për të gjithë ata që luftojnë për të drejta të barabarta, solidariteti me Palestinën është bërë link i përbashkët në botë.
Ti Albin Kurti, partia e yte dhe qeveria yte, keni mbetur në heshtje. Ju nuk e keni përmendur gjenocidin, nuk e keni kundërshtuar. Partia yte nuk ka thirrur në protesta ose tubime kundër tij. Edhe më keq, partia yte i ka larguar dokumentet e veta që i ka pasur në arkivën e internetit që ka qëndruar në solidaritet me njerëzit e Gazës, gjatë sulmeve të Israelit nw vitin 2014.
Albin Kurti, kjo është e turpshme. Liria është për të gjithë ose nuk ka liri.
Albin Kurti, e ke deklaruar vetën që vjen nga marksizmi, mirëpo Karl Marx ka thënë: ‘Një komb qëe shtyp një komb tjetër, nuk mund të jetë i lire’. Kjo është e vërtetë për Israelin, Sërbinë, Rusinë, mirëpo gjithashtu edhe për Kosovën dhe kosovarët.
Përpjekja për pavarsi prej Sërbisë është e kotë, nëse Kosova bëhet marionetë dhe koloni e Washingtonit, Brukselit dhe Berlinit.
Falsifikimi i histories, është trashëgimi e stalinizmit. Ne qëndrojmë me Rosa Luksemburg: ‘Akti më revolucionar është të thuash atë që është. ’!
Albin Kurti, kthehu në rrugën e pavarsisë, vetdeterminimit dhe luftës për liri.
Fole të vërtetën për Gazën sot dhe ktheji dokumentet e Vetëvendosjes online.