Ndikimi dhe menaxhimi i deponisë së re në Landovicë
EC Ma Ndryshe përmes ankete ka për qëllim që të mbledhë perceptimet e komunitetit lidhur me planet për zgjerimin e deponisë në Landovicë. Përmes kësaj ankete do të vlerësohet niveli i informimit të qytetarëve të Komunës së Prizrenit për këtë projekt, perceptimi i tyre mbi ndikimet e mundshme mjedisore dhe sociale, si dhe besimi në institucionet përgjegjëse. Krahas kësaj do të grumbullohen informatat lidhur me procesin e konsultimit publik për këtë projekt, përfshirë nëse ka qenë i mjaftueshëm dhe efektiv. Rezultatet e kësaj ankete do të ndihmojnë në adresimin e sfidave aktuale të komunitetit në raport me këtë projekt, sikurse edhe çështjet që duhet të adresohen nga institucionet përgjegjëse. Pjesëmarrja juaj është e rëndësishme për të siguruar një proces më transparent dhe gjithëpërfshirës.