Aplikime për Hackathone AgriChallenge
"AgriChallenge”, një mundësi në Korcë për të bashkuar inovacionin me bujqësinë dhe zhvillimin rural.
Një program drejtuar të rinjve për ide dhe zgjidhje digjitale.
Me mbështetjen SDR dhe GIZ, Bashkisë Korçë dhe MZHBR, AgriChallenge do të sjell një seri eventesh edukuese, seancash trajnimesh si dhe do të finalizohet me një Hackathone për të ndihmuar në diversifikimin e të ardhurave dhe zgjidhjeve inteligjente në sektorin e agroturizmit, agrobiznesit si dhe për të përmirësuar konkurueshmërinë e bujqësisë tonë.
Nëse je student i Fakultetit të Bujqësisë apo Agrobiznesit, Shkencave Kompjuterike TIK / Informatikë, Je sipërmarrës i ri, ke një ide novatore në fushën e Agrikulturës, Agroturizmit etj., je Programues i ri apo freelancer gati për tu sfiduar?
Apliko tani, individualisht ose ne grup, në Hackathonën AgriChallenge, eventi për digjitalizimin e bujqësisë në rajonin e Korçës, dhe bëhu pjesë e pjesëmarrësve inovator të këtij eventi.