Regjistrim për Punëtoritë e Shëndetit Mendor për Studentët e UP

Mirë se vini në formularin e regjistrimit për serinë e punëtorive të organizuara me qëllim mbështetjen e studentëve në zhvillimin e shkathtësive të të nxënit, menaxhimin e ankthit dhe emocioneve. Këto sesione do të mbahen nga psikologë të diplomuar dhe janë plotësisht konfidenciale. Këto punëtori do të mbahen ONLINE duke filluar nga ora 17:00-18:00, për tri ditë. Punëtoritë për menaxhimin e ankthit, menaxhimin e emocioneve dhe shkathësitë e të mësuarit mbahen në kuadër të Programeve Mbështetëse për Studentët të organizuara nga Departamenti i Psikologjisë në Universitetin e Prishtinës.

Pjesë e këtyre punëtorive mund të jenë vetëm studentët e Universitetit të Prishtinës, të nivelit Bachelor dhe Master. 

Ju lutem të keni parasysh që afati i fundit për aplikim në punëtori është data 8 Qershor 2024, dhe numri i pjesëmarrësve është i kufizuar.

Ju faleminderit!

--

Kontakte:

🔹Punëtoria për Menaxhimin e Ankthit / fatimerrahmani5@gmail.com

🔹Punëtoria për Menaxhimin e Emocioneve / dardana.fetahu@uni-pr.edu

🔹Punëtoria për Zhvillimin e Shkathtësive të të Mësuarit / shkurte.bajgora@uni-pr.edu

Sign in to Google to save your progress. Learn more
Cilat janë punëtoritë?

Shkathtësitë e të Mësuarit. Kjo punëtori do ju ofrojë studentëve njohuri për avancimin e shkathtësive të të nxënit, menaxhimin e kohës, përmirësimin e përqendrimit, dhe si të rrisin motivimin për të mësuar. 

Menaxhimit të Ankthit - Kjo punëtori do ju ofrojë studentëve njohuri mbi nxitësit e ankthit dhe të i mbështesë ata të avancojnë shkathtësitë e tyre në ballafaqimin me ankth dhe mendimet të cilat mund të i shqetësojnë.

Menaxhimit të Emocioneve - Kjo punëtori do ju ofrojë studentëve njohuri mbi llojet e emocioneve dhe të i mbështesë ata të avancojnë shkathtësitë e tyre në ballafaqimin me emocionet dhe mendimet të cilat mund të i shqetësojne. 

Ju lutemi zgjidhni një nga punëtoritë më poshtë për të marrë pjesë:

*

Emri dhe Mbiemri juaj:

*

Numri i Kontaktit: (+383...)

*

Email Adresa:

*

Fakulteti

*

Departamenti

*

Niveli i studimeve

*

Viti i studimeve

*
Submit
Clear form
Never submit passwords through Google Forms.
This content is neither created nor endorsed by Google. - Terms of Service - Privacy Policy

Does this form look suspicious? Report